Aktualitet

“Po priste të festonte ditëlindjen, vogëlushja u zgjua mes britmave”, njihuni me 9-vjeçaren e letrës prekëse pas tërm

10 Dhjetor 2019, 16:45 Nga DOSJA
“Po priste të festonte ditëlindjen, vogëlushja u zgjua mes

TIRANË– Letra e vogëlushes Klea Pushi dedikuar Forcave të Armatosura pas tërmetit të fuqishëm të 26 Nëntorit, u bë menjëherë virale.

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, vogëlushja tha se e ka shumë të vështirë të shprehet dhe të gjitha mendimet i hedh në bllokun e saj, aty ku kishte shkruar edhe letrën falenderuese ndaj ushtarëve.

Tepër e lidhur me bashkëshortin e hallës, i cili po ashtu është pjesë e Forcave të Armatosura tokësore, Klea shprehu hapur falenderimin dhe dashurinë ndaj të gjithë “heronjve të heshtur” siç ajo preferoi t’i quante.

Një video surprizë erdhi nga të gjithë miqtë e saj me kapele, të cilët e kishin lexuar letrën dhe ishin prekur njëjtë si gjithë shqiptarët.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 personambi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

Shqipëria ka marrë ndihma të shumta nga disa vende, si Italia, Greqia etj.

Marrë nga Top Channel

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klea pushi tragjedia e 26 nentorit 2019 klea pushi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2019, 12:22

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg tre femra të akuzuara për një vepër penale jo të zakontë në Shqipëri, atë të “pornografisë”. Ato janë fajësuar për publikimi...