Aktualitet

Fshati turistik i Dardhës mbuluar nga petku i dëborës, klandestinët ‘shijojnë’ udhëtimin përmes Shqipërisë (FOTO)

10 Dhjetor 2019, 15:43 Nga DOSJA
Fshati turistik i Dardhës mbuluar nga petku i dëborës,

KORÇË- Katër emigrantë klandestinë nga lindja e mesme janë parë sot në në rrugën e Dardhës, ku mëngjesin e kësaj të marte u regjistruan reshjet e para të dëborës.

Ata treguan për mikrofonin e “Ora nesë” udhëtimin e vështirë dhe sesi si kishin mbërritur deri në Korçë.

Emigrantët u shprehën se janë nisur muaj më parë, nga Siria, Iraku e Maroku me synim vendet e bashkimit Europian.

Emigranti: Vij nga Siria.  Kemi udhëtuar për rreth një muaj nga Turqia, në Greqi e tani në Shqipëri. Kemi pasur probleme rrugës dhe frikë për sulmet që mund të na ndodhnin. Kemi pasur probleme me ushqimin dhe veshjen në këtë të ftohtë. Vendosëm që të kalojmë përmes Shqipërisë drejt vendeve të BE.

Thonë se lufta i ka detyruar të braktisin shtëpitë, dhe nuk do të heqin dorë nga tentativat për të arritur në një vend të BE, kur shpresojnë të ndërtojnë një jetë te re.

Emigranti: Nuk dua të kthehem më në Siri, pasi çdo gjë është shkatërruar. Atje më ka mbetur familja, pasi nuk kishim para për tu nisur të gjithë.

Si një korridor i tetë, Shqipëria prej disa kohësh është përfshirë në rrugën e klandestinëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dëborë në dardhë klandestinet ne dardhe dëborë në dardhë klandestinet ne dardhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2019, 12:22

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg tre femra të akuzuara për një vepër penale jo të zakontë në Shqipëri, atë të “pornografisë”. Ato janë fajësuar për publikimi...