Aktualitet

Çështja ‘Babale’, Prokuroria kërkon që 3 të pandehurit të shpallen fajtorë, ja sa vite burg rrezikojnë

10 Dhjetor 2019, 13:32 Nga DOSJA
Çështja ‘Babale’, Prokuroria kërkon që 3

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që 3 të pandehurit e çështjes “Babale” të shpallen fajtorë.

Për Fredi Alizotin është kërkuar 3 vite burg, për Ervin Salianjin 1.6 vite burg dhe 3.6 vite burg për Albert Veliun, si dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi.

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove, lidhur me audio-përgjimin për çështjen ‘Babalaja’, ku u fajësua për trafik droge vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj, Agron Xhafaj.

Prokurori i çështjes, Kol Hysenaj ka kërkuar dënimin me 3 vite e 6 muaj burg për Albert Veliun, i cili akuzohet për ‘Kallëzim i rremë’ dhe ‘kalim të paligjshëm të kufirit’, ndërsa për Fredi Alizotit, 3 vite burg. Ndërkohë për gazetarin Jetmir Olldashin vit burg, dënim ky që të zëvendësohet me 200 orë pune publike të detyruara. Sipas Prokurorisë të tre të pandehurit kanë kryer kallëzim të rremë.

Çfarë është dosja “Babale”?

Pranverën e 2018-ës, PD botoi 2 audioregjistrime, përmes së cilave supozonte se vëllai i ministrit të Brendshëm aso kohe, Fatmir Xhafaj, Agroni ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. E tërë çështja u emërua “Babalja”, pasi dëshmitari X i Partisë Demokratike, i cili ishte i përfshirë në audioregjistrime, thirrej në to me pseudonimin Babale.

Krimet e Rënda lëshuan urdhër-arreste për protagonistët e audiopërgjimit, Albert Veliu, i njohur ndryshe me nofkën “Babalja” dhe kunatin e tij, Fredi Alizoti. Nga ekspertiza që i është bërë kampionit të zërit, ai që dëgjohet në audio është i Agron Xhafajt, por i Alizotit, i cili pranonte se kishte imituar zërin e vëllait të ministrit, pasi iu ishin premtuar 200 mijë euro nga deputeti me mbiemrin Salianji.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ceshtja babale ervin salianji pretenca per salianjin ceshtja babale ervin salianji pretenca per salianjin

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2019, 12:22

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg tre femra të akuzuara për një vepër penale jo të zakontë në Shqipëri, atë të “pornografisë”. Ato janë fajësuar për publikimi...