4.7 mln lekë ‘fundosin’ ish-kreun e Gjykatës së Tiranës, konfirmohen prokurori Xholi e gjyqtari Kurushi (VENDIMET)
10 Dhjetor 2019, 09:05Nga DOSJA
TIRANE- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme gjyqtarin Fatri Islamajn, i cili mban njëkohësisht edhe postin e anëtarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas KPK-së gjyqtari kishte probleme me pasurinë e tij, konkretisht një shtesë pasurie me vlerë 474 mijë lekë të rinj ose 4.7 milionë lekë të vjetra. Po sot, KPK konfirmon me sukses, gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së parë për Krimet e Rënda, Klodian Kurushi dhe prokurorin e Apelit të Tiranës, Genti Xholi.
Problemet me pasurinë
Trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari konstatoi se gjyqtari Islamaj rezulton me shtesë pasurie familjare të pambuluar me burime në vitin 2007 në vlerën e rreth 474 mijë lekëve.
Sipas BIRN, të dhënat tregojnë se gjyqtari Fatri Islamaj zotëronte pasuri me vlerë 1 milion lekë në vitin 2005 –kur deklaroi për herë të parë interesat e tij private, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e 13.9 milionë lekëve. Duket iu referuar kësja pasurie në fund të vitit 2017, asetet ndahen në 10.5 milionë lekë pasuri të patundshme, 1.3 milionë lekë likujditete bankare, automjete me vlerë 1 milion lekë si dhe kursime në cash prej rreth 987 mijë lekësh.
Kush është Fatri Islamaj?
Fatri Islamaj ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitet 2003-2006 dhe e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor nga Gjykata e Fierit. Ai më 2013 është emëruar kryetari i Gjykatës së Tiranës. Pas tre vitesh drejtimi të Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj u dekretua nga presidenti Nishani si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës në vitin 2016. Gjatë këtij viti, Islamaj ka ushtruar gjithashtu funksionin si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur përmes shortit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë Klodian Kurushin, gjyqtarin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda. Nga KPK u konstatua se ka kaluar me sukses tre kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, kontrollin e figurës dhe aftësive profesionale.
(J.V:F.G/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që 3 të pandehurit e çështjes “Babale” të shpallen fajtorë.Për Fredi Alizotin është kërkuar 3 vite burg, për...
Aktualitet10 Dhjetor 2019, 12:22
Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg tre femra të akuzuara për një vepër penale jo të zakontë në Shqipëri, atë të “pornografisë”. Ato janë fajësuar për publikimi...
EUROPË- Federata Nderkombetare e Gazetareve IFJ dhe Federata Eurpiane e Gazetareve EFJ i bëjnë thirrje parlamentit të rrëzoje dy p/ligjet mbi mediet, të pr...
TIRANË– Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, kandidat për Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka deklar...
TIRANE- Këshilli i Lartë Gjyqësor ka përcaktuar sot gjyqtarët të cilët do ruajnë komunikimin me mediat.KLGJ: Gjyqtarët për Media, detyra në funksion të rritjes ...
TIRANE– Vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Ramës, Rea Xhillari, ka fituar gjyqin e hapur në muajin prill 2019 për shpifje me gazetarin Artur...
Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë, Anita Jellën, drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit. Trupa gjyqësore e përbërë nga Xhensila ...
LIBRAZHD– Shiu i rënë gjatë natës së mbrëmshme ka shkaktuar vështirësi në lëvizjen e mjeteve në aksin Librazhd-Elbasan për shkak të rënies së gurëve në rr...