Aktualitet

Mbyllet gara për kreun e SPAK, kush janë 3 prokurorët që do drejtojnë hetimet e zyrtarëve të korruptuar (EMRAT)

10 Dhjetor 2019, 09:48 Nga DOSJA
Mbyllet gara për kreun e SPAK, kush janë 3 prokurorët që do

TIRANE- Arben Kraja dhe Edvin Kodili dhe Altin Dumani janë tre kandidatët që kanë paraqitur kandidaturën për të drejtuar Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK). “Kërkesa është shoqëruar me vizionin për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si institucion funksional dhe efektiv“, thuhet në njoftimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sot ishte afati përfundimtar për garën e kreut të SPAK, dhe vetëm këta prokurorë kanë dorëzuar kërkesat e tyre. 

Ende nuk është vendosur për metodologjinë  për përcaktimin e kandidatit fitues, por dihet se prokurorët garues do t’i nënshtrohen një seance publike dëgjimore ku do të paraqesin edhe platformën e tyre.

Kush është Arben Kraja?

Arben Kraja kaloi me sukses Vettingun në dhjetor të 2018. Ai rezultoi pa probleme në kriteret e pasurisë, figurës dhe aftësive profesionale. Kraja njihet nga të gjithë si prokurori që hetoi dosjen hetimore për abuzimet me fondet e rrugës Durrës-Kukës, ku u hetua edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Kush është Edvin Kondili?

Kondili kaloi me sukses këtë vit procesin e Vettingut. Një nga dosjet më të rëndësishme që ka në dorë së fundmi Kondili, është ajo për 613 kilogramë kokainë që u kapën në Maminas, çështje që është i përfshirë Arbër Çekaj.

Kush është Altin Dumani?

Prokurori Altin Dumani, është renditur i pari në listën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të qenë pjesë e SPAK, u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi trupa e Vetingut konstatoi se ai kishte burime të ligjshme për dy apartamente dhe një zyrë në Tiranë. Dumani ka hetuar disa çështje të rëndësioshme. 

Më 25 nëntor Këshillit të Lartë të Prokurorisë me 11 vota pro emëroi 8 prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK-un, pra që do të hetojnë “peshqit e mëdhenj”. Prokurorët do të kenë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Ata priten të betohen para presidentit të vendit, Ilir Metës për detyrën e re më 19 dhjetor dhe vendimi botohet në Fletoren Zyrtare. Prokurorët e SPAK janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonai, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin dumani arben kraja edvin kodilli gara për kreun e spak altin dumani arben kraja edvin kodilli gara për kreun e spak

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Dhjetor 2019, 12:22

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg tre femra të akuzuara për një vepër penale jo të zakontë në Shqipëri, atë të “pornografisë”. Ato janë fajësuar për publikimi...