Politike

Kritika për deputetët dhe sqarimi i vendimeve të marra në Kongres, zbardhen detaje nga diskutimet në mbledhjen e kryesisë së PS

Fokusi i mbledhjes ishte fjalimi i Ramës para deputetëve të tij, ku sqaroi dhe argumentoi vendimin që e çoi në disa ndryshime në kabinetin qeveritar.

29 Korrik 2024, 11:16 Nga r.ll

Kritika për deputetët dhe sqarimi i vendimeve të marra në

TIRANË- Paraditen e sotme grupi parlamentar i Partisë Socialise ka zhvilluar një mbledhje të kryesisë. Mbledhja vjen një ditë pas mbajtjes së Kongresit, ndërsa janë zbardhur detaje edhe lidhur me diskutimet në grupin e PS. 

Fokusi i mbledhjes ishte fjalimi i Ramës para deputetëve të tij, ku sqaroi dhe argumentoi vendimin që e çoi në disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Ai ka prezantuar tre ministrat e rinj, atë të Mbrojtjes, Brendshëm dhe të financave që do drejtojnë insitucionet përkatëse deri në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Po ashtu sipas raportimeve Rama ka falenderuar Taulant Ballën, Niko Peleshin dhe Ervin Meten për kontributin e tyre në krye të këtyre ministrive, ndërkohë që ka vijuar edhe sot të jetë kritik me deputetët.  Rama mësohet të ketë thënë se ka deputetë që nuk e kanë merituar votën e socialistëve për të shkuar në Parlament, dhe ka shtuar se nga sot deri në prillin e vitit të ardhshëm deputetët do të jenë në test për një vend në listat e kandidatëve për deputetë.

Po ashtu kreu i PS sqaroi dhe faktin se pse u shty seanca plenare e Kuvendit që ishte parashikuar që të mbahej sot në orën 18:00. Shkak i shtyrjes për nesër në 18:00 ishte mosdekretimi ende e vendimeve të Ramës nga ana e presidentit.

kryesia e ps edi rama

Sondazh

Poll