Politike

Kërkon lirimin me kusht/ Shtyhet seanca për Fredi Belerin, shkak mungesa e dokumentacionit

Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë në Fier. Eurodeputeti u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari ishte Alfred Konomi.

29 Korrik 2024, 10:19 Nga r.ll
Kërkon lirimin me kusht/ Shtyhet seanca për Fredi Belerin, shkak
fredi beleri

FIER- Është shtyrë seanca në Gjykatën e Fierit për Fredi Belerin, i cili ka kërkuar lirimin me kusht nga qelia. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e dokumentacionit. Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë në Fier. Eurodeputeti u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari ishte Alfred Konomi.

Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit. Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është dënuar me dy vjet burg pasi akuzohet për blerje votash, ndërsa i kanë mbetur edhe rreth 2.5 muaj burg nga masa e dënimit.

Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, "Demokracia e Re" në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.

fredi beleri gjykata e fierit

Sondazh

Poll