Politike

Largimet dhe emërimet e reja në qeveri, mbahet sot në Kuvend seancë e jashtëzakonshme plenare

Në lidhje me këtë seancë plenare ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili u ka dërguar në një mesazh deputetëve demokratë ku ka shprehur kritika për presidentin Begaj.

29 Korrik 2024, 07:52 Nga r.ll
Largimet dhe emërimet e reja në qeveri, mbahet sot në Kuvend
kuvendi

TIRANË- Pasditen e sotme në orën 18:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare. Kjo seancë plenare do të mbahet pas ndryshimeve në qeveri të cilat u lajmëruan ditën e djeshme nga kryeministri Rama gjatë Kongresit të PS-së.

Në lidhje me këtë seancë plenare ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili u ka dërguar në një mesazh deputetëve demokratë ku ka shprehur kritika për presidentin Begaj.

Teksa e cilësoi kreun e shtetit si një “rojë i godinës së Presidencës”, Bardhi shtoi se ai ka dekretuar ministrat e rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.

“Kolegë, Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim. Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me email”, shkruan Bardhi.

Ndryshimet në qeveri dhe PS

Elisa Spiropali – ikën nga posti i ministres së shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Emërohet Kryetare e Kuvendit pas dorëheqjes së Lindita Nikolla

Taulant Balla – Ikën nga posti i ministrit të Brendshëm – Emërohet ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin – Post i mbajtur deri sot nga Elisa Spiropali

Ervin Hoxha – Emërohet Ministër i Brendshëm – Post i mbajtur deri sot nga Taulant Balla – Aktualisht mbante postin e kreut të IKMT-së

Petrit Malaj – Emërohet Ministër i Financave – Post i mbajtur deri sot Ervin Mete – Aktualisht mbante postin e kreut të AKBN-së

Pirro Vëngu -Emërohet  Ministër I Mbrojtjes  – Post i mbajtur deri sot nga Niko Peleshi –  Aktualisht mbante postin e Drejtorit të Autoritetit Portual të Durrësit

Bledi Çuçi – Ikën nga posti i kryetarit të grupit PS – Emërohet Nënkrytetar i parlamentit – Post i mbajtur deri sot nga Ermonela Felaj.

edi rama seance 29 korrik 2024

Sondazh

Poll