Politike

Kërkon lirimin me kusht, mbahet në gjykatën e Fierit seanca për Fredi Belerin

Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është dënuar me dy vjet burg pasi akuzohet për blerje votash, ndërsa i kanë mbetur edhe rreth 2.5 muaj burg nga masa e dënimit.

29 Korrik 2024, 10:01 Nga r.ll
Kërkon lirimin me kusht, mbahet në gjykatën e Fierit seanca
fredi beleri

FIER- Në Gjykatën e Fierit mbahet sot seanca për Fredi Belerin, i cili ka kërkuar lirim me kusht. Beleri ka mbërritur në ambientet e gjykatës me pranga në duar. Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës është dënuar me dy vjet burg pasi akuzohet për blerje votash, ndërsa i kanë mbetur edhe rreth 2.5 muaj burg nga masa e dënimit.

Beleri u zgjodh eurodeputet i kandiduar nga partia e Mitsotakis, "Demokracia e Re" në zgjedhjet europiane të 9 qershorit. Pas dënimit nga Apeli me 2 vite burg për korrupsion zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi Belerit mandatin e të zgjedhurit si kryetar bashkie në Himarë dhe më pas presidenti i Republikës shpalli zgjedhjet e pjessmeshme për kreun e kesaj bashkie më 4 gusht të këtij viti.

fredi beleri gjykata e fierit

Sondazh

Poll