Politike

Ndryshimet në qeveri, nesër në ora 18:00 seancë e jashtëzakonshme plenare

Kjo seancë plenare do të mbahet pas ndryshimeve në qeveri të cilat u lajmëruan ditën e sotme nga kryeministri Rama gjatë Kongresit të PS-së.

28 Korrik 2024, 19:33 Nga N.F
Ndryshimet në qeveri, nesër në ora 18:00 seancë e
Foto ilustruese

TIRANË- Nesër në ora 18:00 do të mbahët seancë e jashtëzakonshme plenare. Kjo seancë plenare do të mbahet pas ndryshimeve në qeveri të cilat u lajmëruan ditën e sotme nga kryeministri Rama gjatë Kongresit të PS-së.

Në lidhje me këtë seancë plëanre ka reaguar kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili u ka dërguar në një mesazh deputetëve demokratë ku ka shprehur kritika për presidentin Begaj.

Teksa e cilësoi kreun e shtetit si një “rojë i godinës së Presidencës”, Bardhi shtoi se ai ka dekretuar ministrat e rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.


“Kolegë, Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim.

Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me email”, shkruan Bardhi.

Propozimet për ndryshimet në Qeveri

Ervin Hoxha emërohet ministër i Brendshëm (Largohet Taulant Balla)

Petrit Malaj emërohet ministër i Financave (Largohet Ervin Mete)

Pirro Vengu emërohet ministër i Mbrojtjes (Largohet Niko Peleshi)

Taulant Balla emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin (Largohet Elisa Spiropali

edi rama seance ku ndryshimet ne qeveri

Sondazh

Poll