Politike

"Ndryshimet ekskluzivitet i kryeministrit", Blendi Klosi: Nesër mblidhet grupi parlamentar, do të diskutohen ndryshimet!

Klosi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku tha se ndryshimet në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ai gjithashtu shtoi se nesër në orën 08:00 grupi parlamentar i PS-së do të mbajë mbledhjen e rradhës ku do diskutohen ndryshimet e reja.

28 Korrik 2024, 17:21 Nga N.F
"Ndryshimet ekskluzivitet i kryeministrit", Blendi Klosi: Nesër
Blendi Klosi

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka mbajtur fjalën e tij para mediave pas procesit të votimit të Asamblesë së re të Partisë Socialiste. Klosi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, ku tha se ndryshimet në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ai gjithashtu shtoi se nesër në orën 08:00 grupi parlamentar i PS-së do të mbajë mbledhjen e rradhës ku do diskutohen ndryshimet e reja.

"Jemi 12 drejtues qarqesh. Të 12 ishin të involvuar në këtë proces. Të gjithë drejtuesit politik ndoqën procesin e rienergjizimit. Rezultati i procesit ishte dhe falë drejtuesve politik. Bëni pyetje pa kuptim. Jemi pjesë e grupeve të shkëlqyera të punës.

Për sa i përket ndryshimeve në qeveri janë ekskluzivitet i kryeministrit. Ndryshimet janë pjesë e një ekipi, pozicionohen në pjesë të ndryshme, kemi një trajner ne që na ka nxjerrë fitues. Sa i përket grupit parlamentar, nesër në 8 të mëngjesit  kemi një mbledhje  të grupit ku do diskutohen edhe ndryshimet," tha Klosi.

blendi klosi kongresi i ps

Sondazh

Poll