Sport

Spanja mposht Francën në finale dhe fiton edhe Euron për U-19

Spanjolët pasojnë Italinë, e cila mundi Portugalinë vitin e kaluar

29 Korrik 2024, 09:00 Nga DOSJA
Spanja mposht Francën në finale dhe fiton edhe Euron për U-19

ZVICER - Pikërisht dy javë, pasi La Roja fitoi Euro 2024, ekipi U-19 i Spanjës imitoi ekipin A dhe fitoi gjithashtu Kampionatin Evropian përkatës.

Spanjolët, të cilët eliminuan Italinë në gjysmëfinale (1-0), mundi 2-0 edhe Francën këtë të dielë, megjithëse në fazën e grupeve, përfundonte pas francezëve, në atë kohë me dy pikë më pak dhe një barazim me dy gola.

Me një trofe tjetër, Spanja tani është kampione në fuqi në disa kategori. Përveç Euros për meshkuj U-19, ajo është fituese edhe në Euro për femra U-19 dhe U-17, Spanja është fituese edhe në Liga e Kombeve për meshkuj dhe femra, fituese e Kupës së Botës për femra, fituese për femra U-20 dhe U-17.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll