Sport

Konfirmohet dëmtimi i Florenzit, anësori i Milanit ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale

Mbrojtësi 33-vjeçar i krahut të djathtë, do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik në Itali, duke i krijuar një boshllëk kuqezinjve në atë pozicion

29 Korrik 2024, 08:30 Nga DOSJA
Konfirmohet dëmtimi i Florenzit, anësori i Milanit ka nevojë

SHBA - Tani nuk ka më dyshime. Eshtë konfirmuar dëmtimi i rëndë i futbollistit të Milanit, Alessandro Florenzi.

Anësori i kuqezinjve u aksidentuar në ndeshjen kundër Manchester Cityt, në një përplasje me Haaland, ku për fat të keq, ekzaminimet mjekësore shuan çdo dyshim: këputje e ligamentit të kryqëzuar dhe meniskut anësor në gjurin e djathtë. Lojtari 33-vjeçar do t’i nënshtrohet një operacioni artroskopik në Itali.

Kështu, vazhdon makthi i italianit, i cili në shtator 2022 iu nënshtrua një operacioni në Finlandë për një dëmtim të rëndë në tendinën e bicepsit femoral të kofshës së majtë.

Paulo Fonseca tani ka shumë probleme në krahun e djathtë dhe është gjithnjë e më e nevojshme gjetja e një lojtari për atë pozicion.

Emerson Royal është favorit, me brazilianin që dëshiron të kalojë në Serinë A, por negociatat me Tottenhamin janë ende në ngërç. Braziliani është i interesuar të punuar me portugezin Fonseca, pasi nuk ka gjetur hapësirat e mjaftueshme te londinezët.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll