Sport

“Paris 2024”/ Algjeriani u tërhoq nga gara, për të mos u ndeshur me një izraelit...

Algjeriani Messaoud Redouane Dris nuk do të garojë të hënën në kategorinë -73 kg, duke u paraqitur mbi kufirin e peshës. Ai do të përballej në raundin e parë me izraelitin Tohar Butbul.

29 Korrik 2024, 08:00 Nga DOSJA
“Paris 2024”/ Algjeriani u tërhoq nga gara, për të

FRANCE - Ndeshjet e xhudos do të nisin nga ora 10 e mëngjesit të kësaj të hëne, në Arena Champ-de-Mars, në kualifikueset (1/16 finale) të turneut olimpik, në kategorinë deri në 73 kg. Përballja me algjerianin Messaoud Redouane Dris (22 vjeç) kundër izraelitit Tohar Butbul (30 vjeç) dhe nuk do të zhvillohet.

Në një përballje të largët gjeopolitike, xhudisti algjerian u paraqit në peshimin e së dielës me një peshë prej 73.4 kg, shumë e rëndë për të konkurruar brenda kufirit rregullator. E cila për këtë arsye shkaktoi lehtësisht skualifikimin e tij. "Nuk i shpëton askujt kjo që është një mashtrim,"- shprehet një vëzhgues i mençur algjerian.

Zyrtarisht, për autoritetet ndërkombëtare, është si rrjedhim i një "dështimi në të peshuar". Ky është justifikimi i dhënë mbrëmjen e kësaj të diele nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF). Në faqen e saj, mund të shihnim emrin e xhudistit të ri algjerian të hequr nga tavolina.

Në një deklaratë, Komiteti Olimpik izraelit, i udhëhequr nga Yaël Arad, një ish-xhudist, shpjegoi se konkurrenti i Toharit është tërhequr nga gara. “Delegacioni izraelit do të vazhdojë të konkurrojë duke mbajtur parasysh vlerat olimpike,- vazhdoi njoftimi për shtyp. - Ne besojmë se kjo lloj sjelljeje nuk ka vend në botën e sportit.” I kontaktuar nga AFP, komiteti Olimpik algjerian preferoi "të mos komunikonte për momentin".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll