Sport

Tottenham zyrtarizon talentin Yang Min-Hyeok, koreano-jugori vjen në vitin 2025...

Lojtari vjen në janar nga Gangwon FC

28 Korrik 2024, 19:58 Nga DOSJA
Tottenham zyrtarizon talentin Yang Min-Hyeok, koreano-jugori vjen në vitin

ANGLI - Këtë të diel, Tottenham zyrtarizoi nënshkrimin e Yang Min-Hyeok, por vetëm për pas... 2025. Sulmuesi 18-vjeçar i Koresë së Jugut vjen vetëm në janar të vitit të ardhshëm nga Gangwon FC, ku shënoi shtatë gola dhe dy asistime në 24 ndeshje këtë sezon.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje për të nënshkruar me Yang Min-Hyeok nga Gangwon FC, tani subjekt i lejes së punës dhe autorizimit ndërkombëtar.

Ai do të na bashkohet në janar të vitit 2025. Mirë se vini në Tottenham, Yang”, shkruan Spurs në rrjetet e tyre sociale, shoqëruar me një foto të lojtarit tashmë të veshur me fanelën e ardhshme.

Nëse Son Heung-min do të vazhdojë deri në janar 2025, do të bëhen dy lojtarë të Koresë së Jugut te Tottenham.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll