Sport

FORMULA 1/ Hidhen hije dyshimi te fitorja e George Russell, makina e tij nën peshë...

Fitorja e George Russell në Grand Prix të Belgjikës të dielën është vënë në dyshim kur zyrtarët në garë raportuan se vetura e tij Mercedes ishte nën peshë.

28 Korrik 2024, 19:16 Nga DOSJA
FORMULA 1/ Hidhen hije dyshimi te fitorja e George Russell, makina e tij

BELGJIKE - Piloti britanik 26-vjeçar, i befasoi të gjithë me fitoren e tij të Grand Prix të Belgjikës. Ai e filloi i gjashti garën, por në fund mundi ta kalonte i pari vijën e finishit, duke parakaluar Lewis Hamiltonin dhe australianin Oscar Piastri.

Russell e mbylli garën e 44 xhirove me vetëm një ndalesë në bokse, pra duke përshkuar 34 xhiro me grupin e dytë të gomave, një vendim strategjik i marrë gjatë garës, që i mundësoi atij të marrte drejtimin dhe një fitore të tretë të papritur në karrierë.

Makina e Russell fillimisht peshonte 798 kg, që është pikërisht në kufirin minimal të peshës për makinën dhe shoferin së bashku.

Por stjuardët, pas garës zbuluan se makina nuk ishte zbrazur plotësisht nga karburanti dhe pesha e saj ishte vetëm 796.5 kg poshtë limitit të nevojshëm për garë.

Nëse George Russell skualifikohet, gjë e cila mund të ndodhë, atëherë Lewis Hamiltonit do t’i jepet fitorja, me Oscar Piastrin në vendin e dytë dhe Charles Leclerc të Ferrarit të tretin. Gjithsesi duhet pritur vendimi zyrtar i FIA-s për këtë episod.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll