Politike

Bora Muzhaqi: U bëra e njohur nga memet! Sot më është besuar detyra e kujdestares së platformës së deputetit që duam

Gjatë fjalës e saj në Kongresin e PS, Muzhqi u shpreh se kjo platformë do të jetë e hapur nga sot dhe në vazhdim. Ministrja më tej tha se u bë e famshme nga memet e saj ndërsa shtoi se në fillim daljet në sallën e parlamentit ishin si gryka zjarri të një skuadre pushkatimi.

28 Korrik 2024, 15:12 Nga N.F
Bora Muzhaqi: U bëra e njohur nga memet! Sot më është besuar
Muzhaqi

TIRANË- Ministrja për Rininë dheFëmijët, Bora Muzhaqi do të jetë kujdestarja e platformës “Deputeti që duam”. Gjatë fjalës e saj në Kongresin e PS, Muzhqi u shpreh se kjo platformë do të jetë e hapur nga sot dhe në vazhdim. Ministrja më tej tha se u bë e famshme nga memet e saj ndërsa shtoi se në fillim daljet në sallën e parlamentit ishin si gryka zjarri të një skuadre pushkatimi.

Sipas saj ajo arriti të mësohet natyrshëm me kamerat dhe se sot iu besua një detyrë si ajo e kujdestares së platformës së deputetit që duam. Ajo shtoi se ata që duan të hedhin hapin për të kërkuar të jenë pjesë e skuadrës PS 2025 do trajtohen sipas meritës. 


“Më pas mu dha një detyrë, e më tej një ndër i madh i përfshirjesh në qeverinë e Edi Ramës. U bëra e njohur fillimisht nga memet e krijuar prej emocioneve kur dilja përballë kamerave dhe kisha përballë sallën e parlamentit. Herët e para, për të qenë e sinqertë më dukeshin si gryka zjarri të një skuadre pushkatimi. Por nuk më mungoi asnjëherë mbështetja e kam që më thoshte ti bëj punë, me kamerat do mësohesh natyrshëm. Dhe kështu ndodhi.

Sot më është besuar një detyrë, që e kam shumë për zemër, e kujdestares së platformës së deputetit që duam, ku edhe ne emër të kryetarit të PS, por edhe skuadrës i sigurojmë ata që duan të hedhin hapin për të kërkuar të jenë pjesë e skuadrës PS 2025 do trajtohen sipas meritës. Këtë herë platforma është më e pasur, por me vështrim nga Shqipëria 2030”, tha Muzhaqi.

bora muzhaqi kongresi ps

Sondazh

Poll