Politike

Ndryshimet në qeveri/ Reagon Salianji: Ndryshojnë emra dhe fytyra vetëm për makijazh! “TIMS” çoi Ballën dhe Çuçin në gijotinën politike

Salianji shtoi se është përdorur e njëjta metodologji përçmimi për interesin publik, duke ndryshuar emra dhe fytyra vetëm për makiazh dhe interesa okulte dhe asnjë kriter performance apo llogaridhënie. Ai gjithashtu komentoi shkarkimin e Taulant Ballës dhe Bledi Çuçit.

28 Korrik 2024, 16:33 Nga N.F
Ndryshimet në qeveri/ Reagon Salianji: Ndryshojnë emra dhe fytyra
Salianji dhe Rama

TIRANË- Deputeti i PD-së, njëkohësisht kryetari i Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ndryshimet e fundit në qeveri. Salianji në reagimin e tij shkruan se nuk është bërë asnjë ndryshim në qeveri pasi sipas tij është përdorur e njëjta mendësi totalitare, i njëjti miksim i përzierjes së punëve të shtetit me partinë duke çimentuat partinë shtet. 

Salianji shtoi se është përdorur e njëjta metodologji përçmimi për interesin publik, duke ndryshuar emra dhe fytyra vetëm për makiazh dhe interesa okulte dhe asnjë kriter performance apo llogaridhënie. Ai gjithashtu komentoi shkarkimin e Taulant Ballës dhe Bledi Çuçit. Salianji u shpreh se gjetjet e shkeljeve në sistemin "TIMS" dhe paaftësia e ministrave për ti fshehur këto abuzime i çoi të dy në gijotinën politike.

Reagimi i Salianjit:

Asnjë ndryshim në qeveri! E njëjta mendësi totalitare, i njëjti miksim i përzierjes së punëve të shtetit me partinë duke çimentuat partinë shtet! E njëjta metodologji përçmimi për interesin publik, duke ndryshuar emra dhe fytyra vetëm për makiazh dhe interesa okulte dhe asnjë kriter performance apo llogaridhënie!

I njëjti interes bën që gjetjet e Komisionit Hetimor për TIMS të zbresin politikisht dy ish ministrat Ballën dhe Çuçin,jo se u shkatërrua “TIMS” por menaxhimi i keq i vjedhjes dhe manipulimit të sistemit TIMS duket që nuk u kapërdi. Gjetjet e shkeljeve në emërime, manipulimi, ndërhyrja, aksesi i pautorizuar dhe paaftësia e ministrave për ti fshehur këto abuzime i çoi të dy në gijotinën politike.

salianji rama ndryshimet ne qeveri

Sondazh

Poll