Politike

Sot pritet dekretimi i ministrave të rinj, nesër seancë urgjente në Kuvend

Pritet që ndryshimet në kabinet të dekretohen brenda ditës së sotme, ndërkohë që nëse kjo ndodh, nesër pritet të mbahet një seanca e jashtëzakonshme. Në seancë pritet të votohen nga deputetët emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama.

28 Korrik 2024, 15:32 Nga N.F
Sot pritet dekretimi i ministrave të rinj, nesër seancë urgjente
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas lajmërimit për ndryshimet në qeveri gjatë mbledhjes së Kongresit të PS-a  është paraqitur në Presidencë. Kjo paraqitje e tij vjen për të paraqitur propozimet e tij  presidentit Begaj.


Pritet që ndryshimet në kabinet të dekretohen brenda ditës së sotme, ndërkohë që nëse kjo ndodh, nesër pritet të mbahet një seanca e jashtëzakonshme. Në seancë pritet të votohen nga deputetët emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama. Ndërkohë se sesioni parlamentar u mbyll të premten.


Propozimet për ndryshimet në Qeveri


Ervin Hoxha emërohet ministër i Brendshëm (Largohet Taulant Balla)

Petrit Malaj emërohet ministër i Financave (Largohet Ervin Mete)

Pirro Vengu emërohet ministër i Mbrojtjes (Largohet Niko Peleshi)

Taulant Balla emërohet ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin (Largohet Elisa Spiropali)

kuvend dekretim ministra rama

Sondazh

Poll