Politike

"Firma Gjikuria masakron banorin e zonës", Berisha denoncon rastin: Stop dhunës ndaj banorëve të Dukatit!

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari digjital për dhunën e ushtruar ndaj banorëve në Dukat të Vlorës nga firma që po kryen punimet. Ai gjithashtu ka publikuar edhe pamje ku duket një banor i përgjakur.

28 Korrik 2024, 15:42 Nga N.F
"Firma Gjikuria masakron banorin e zonës", Berisha denoncon
Banori i dhunuar

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka denoncuar një rast dhune ndaj banorëve të Dukatit. Sipas denoncimit të një qytetari banorët e Dukagjinit janë dhunuar pasi kanë dalë në mbrojtje të pronës së tyre. 

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari digjital për dhunën e ushtruar ndaj banorëve në Dukat të Vlorës nga firma që po kryen punimet. Ai gjithashtu ka publikuar edhe pamje ku duket një banor i përgjakur.

Postimi i Berishës:

Stop dhunës ndaj banorëve të Dukatit! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! Firma Gjikuria ne Dukat masakron banorin e zones, motivi eshte se kjo banor nuk ka lejuar qe punonjsit e kesaj firme te bejne punime ne token e tije,sepse ata kane shkuar ne token private te gerrmojn pa e njoftuar te zotin!

berisha dukat dhune

Sondazh

Poll