Politike

‘Shtrëngohet rripi’ prej tërmetit, qeveria nuk jep shpërblime për festat e fundvitit (VENDIMI)

10 Dhjetor 2019, 15:14 Nga DOSJA
‘Shtrëngohet rripi’ prej tërmetit, qeveria nuk jep

TIRANË– Qeveria ka vendosur që këtë fundvit, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme në tre qarqe si pasojë e tërmetit 7 ballësh të 26 nëntorit, të mos japë shpërblim për festat. 

Në vendimin e qeverisë të nënshkruar nga kryeministri Edi Rama, i cili u miratua më 6 dhjetor, shkruhet qartë se do të ndalohet përdorimi i fondit të veçantë për festat dhe shpërblimet në administratë dhe institucionet shtetërore.

Megjithatë në vendimin e marrë ende nuk sqarohet saktësisht se ku do të shkojnë fondet e shpërblimit, të cilët kësaj herë nuk do të merren. Shuma e caktuar për shpërblimet mund të akordohet për të ndihmuar banorët në zonat e prekura nga tërmeti.

VENDIMI I PLOTË

Nr. 781, datë 6.12.2019 për një ndryshim në vendimin nr.929, datë 17.11.2010, të këshillit të ministrave, “për krijimin dhe përdorimin e fondit të veçantë”, të ndryshua. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr. 10405, datë 23.4.2011, “Për kompetencat për përcaktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të nenit 11, të ligjit nr. 99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Pika 9, e vendimit nr. 929, datë 17.11.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, riformulohet, si më poshtë vijon: “9. Përjashtimisht për vitin 2019, fondi i veçantë i institucioneve qendrore, buxhetore dhe jobuxhetore, institucioneve të vetëqeverisjes vendore, njësive të fondeve speciale, institucioneve publike, të krijuara me ligj të posaçëm, ndërmarrjeve dhe shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, në varësi të institucioneve qendrore dhe të vetëqeverisjes vendore, nuk do të përdoret për veprimtari social-kulturore dhe shpërblimin e punonjësve.”.

2. Ngarkohen institucionet e përmendura në pikën 1 për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Ndërkohë më herët Rama gjatë mbledhjeve të Këshillit të Ministrave u ka thënë të gjithë ministrave dhe të gjithë drejtorëve se këtë vit nuk do ketë asnjë festë me lekët e shtetit për fundvit. 

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tre qarqe: Durrës, Kurbin dhe Tiranë. Pasojat e lëkundeve që shënuan 7 ballë ishin 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 javë nga tërmetit toka ende dridhet nga paslëkundjet, të cilat përgjithësisht kanë pasur intensitet të ulët. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqsia e tërmetit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama shperblimet e fundvitit vendimi i qeverise edi rama shperblimet e fundvitit vendimi i qeverise

Sondazh

Poll