Politike

Padia ndaj kreut të KED-së, Meta publikon spotin e parë: Shpjegim mbi shkeljet e Dvoranit (VIDEO)

10 Dhjetor 2019, 13:11 Nga DOSJA
Padia ndaj kreut të KED-së, Meta publikon spotin e parë: Shpjegim

TIRANË– Presidenti Ilir  Meta sapo ka publikuar videon e paralajmëruar, ku sipas tij kreu i shtetit vërteton sesi u përdor Ardian Dvorani. Video e publikuar nga Meta është një spot shpjegues, përmbledhës ku kreu i shtetit, rendit procedurën dhe shkeljet që sipas tij ka bërë Dvorani.

“Të nderuar qytetarë, Ju ftoj të ndiqni me vëmendje dhe durim, spotin e parë në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese”,shkruan Meta në Facebook.

Presidenti  Ilir Meta dha sot dëshminë e tij në Prokurorinë e Tiranës për afro 50 minuta, i shoqëruar nga këshilltari ligjor Bledar Dervishi dhe zëdhënësi i tij Tedi Blushi. Sipas Kreut të Shtetit rasti është tmerrësisht flagrant. Ai theksoi se shpreson që Prokuroria të mos jetë nën presione politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm.

 

Padia e Metës ndaj Dvoranit:

Padia e Presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit është bërë në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Ilir Metës, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta kërkon nga Prokuroria sekuestrimin e audiove të mbledhjeve, ndërsa kreu i KED shprehet se ai nuk ka shkelur asnjë ligj. Një padi për Dvoranin ka paralajmëruar dhe Avokati i Popullit në lidhje me emërimet në e gjyqtarëve në Kushtetuese.

(a.m;f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ardian dvorani ilir meta meta publikon spotin e pare padia e metes per ardian dvoranin ardian dvorani ilir meta meta publikon spotin e pare padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll