Politike

“Sot nuk u kërkua dënimi im’, Salianji flet pas pretencës: Askush s’mund të më pengojë dhe kërcënojë (VD)

10 Dhjetor 2019, 13:51 Nga DOSJA
“Sot nuk u kërkua dënimi im’, Salianji flet pas

TIRANË– Në përfundim të seancës sotme gjyqësore, Ervin salianji ka thënë para gazetarëve se denimi që ka kërkuar sot Prokuroria është një masë e kërkuar ndaj tij që nga dita kur ka bërë publikimet e dosjes “Babale”. Salianji u shpreh se nuk i druhet askujt, dhe se në këtë rast, sipas tij Prokuroria është bërë pjesë e llumit.

“Unë jam bërë në Prokurori si njëri prej jush ku paraqitem dhe raportoj, organi i akuzës ka cituar një akt duke mos marrë asnjë provë në shqyrtim nga ato që kemi depozituar. Prokuroria politike në vend që të dënojë ata që janë marrë me drogë dhe korrupsion, merren me ata që denoncojnë. Sot nuk u kërkua dënimi im, dënimi im është kërkuar që në momentin kur kam bërë publikimet. Askush nuk mund të më pengojë dhe kërcënojë me këshillat personale të Partisë Socilaiste.Nuk i druhem fare e kam thënë që në filim, shpesh në gjykatë edhe unë edhe ju jam bërë koresponendent, janë sulme politike, sot nuk pati asnjë fakt prove të re, por pati një devijim të cështjes nga denimi per trafik i vellait te ish ministrit te Brendshem, drejt ne një gjasme pretence kur prokuroria bëhet pjesë me llumin, por asnjë intrigë asnjë pabesi, tradheti s’ja del të mposhtë dot të vërtetën.”, u shpreh Salianji.

Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për të akuzuarit e dosjes “Babale”.Për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji kërkohet 1 vit e 6 muaj burg. Sipas Prokurorisë të pandehurit kanë kryer kallëzim të rremë.

(a.m/dosja.al)

 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike audio-pergjimi babale 2 dosja babale ervin salinaji pretenca per ervin salianjin audio-pergjimi babale 2 dosja babale ervin salinaji pretenca per ervin salianjin

Sondazh

Poll