Politike

PD reagon për seancën gjyqësore ndaj Salianjit: Akuza politike e montuar, prokurori Hysenaj shërbëtor i maxhorancës

10 Dhjetor 2019, 13:44 Nga DOSJA
PD reagon për seancën gjyqësore ndaj Salianjit: Akuza politike e

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho në një deklaratë për mediat  hodhi akuza drejt prokurorit Kolë Hysenaj, se vendimet e tij për dosjen “Babale” janë politike.

Spaho theksoi se prokurori Hysenaj është një shërbëtor besnik i maxhorancës dhe mendon të kalojë vettingun duke luftuar drejtuesit e PD.

“Të vendosur në qëndrimin e tyre për t’i shkuar linjës së kryeministrit Rama. Një akuzë thellësisht politike, e montuar, qesharake. Nga sa kemi kuptuar nga referimi i prokurorisë, viktima kryesore e këtyre veprimeve paska qenë Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm. Konkluzion të cilin e konfirmoi dhe avokati i tij. Një akuzë e mbrojtur nga prokuror politik dhe veçanërisht nga prokuroi Hysenaj, shërbëtor besnik i maxhorancës, që mendon të kalojë vettingun duke luftuar ashpër PD dhe drejtuesit e saj.”, tha Spaho.

Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën për të akuzuarit e dosjes “Babale. Për ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, Prokuroria ka kërkuar sot 1 vit e 6 muaj pezullim nga funksionet politike dhe 3 vite shërbim prove, lidhur me audio-përgjimin për çështjen ‘Babalaja’, ku u fajësua për trafik droge vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Xhafaj, Agron Xhafaj. Për Fredi Alizotin është kërkuar 3 vite burg dhe 3.6 vite burg për Albert Veliun dhe 1 vit për gazetarin Jetmir Olldashi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edmond spaho pretenca per ervin salianjin prokuroria e tiranes edmond spaho pretenca per ervin salianjin prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll