Politike

Drafi i PS-së për Kushtetuesen/ Meta i kthen përgjigje Ruçit: Nuk provokohem nga cicmice të tilla, unë jam në mision (VD)

10 Dhjetor 2019, 12:40 Nga DOSJA
Drafi i PS-së për Kushtetuesen/ Meta i kthen përgjigje

Tiranë- Për draftin e PS-së për propozimet e ligjore për procedurën e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta.

Meta është shprehur se Presidenti nuk provokohet nga cicmice të tilla, pasi është garant i Kushtetutës së vendit.

“Presidenti i Republikës, nuk është në punë, nuk është as në detyrë, por është në mision dhe nuk provokohet nga cicmice të tilla, nga kushdo  i orkestron ato. Presidenti ka qenë dhe është dhe do të jetë garant i Kushtetutës dhe i fton të gjithë të merren me përballimin e pasojave të tërmetit në mënyrë të përgjegjshme. Kush gjen kohë në këto momente për të provokuar presidentin dhe popullin ta ketë të qartë që Presidenti e ka të qartë misionin e tij”, u shpreh Meta.

Mazhoranca socialiste propozoi ndryshime ligjore për procedurën e betimit të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese.  Ndryshimet vijnë pas hezitimit të presidentit Ilir Meta, për të organizuar ceremoninë si në rastin e Arta Vorpsit, e cila pasi presidenti nuk e ftoi për t’u betuar, shkoi dhe u betua tek noterja. Me propozimet e reja, presidenca ka një afat 10-ditor për të organizuar ceremoninë e betimit. Nëse ky afat shkelet, atëherë anëtarit i lind e drejta për t’u betuar në një tjetër vend dhe mund t’ja dërgojë me postë presidencës.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta vorpsi betimi te presidenti ilir meta arta vorpsi betimi te presidenti ilir meta

Sondazh

Poll