25 Korrik 2024, 08:01
Nga M.B
Flutura Açka
TIRANA- Deputetja Flutura Açka është larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike si dhe ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.
Açka e ka bërë me dije lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale. Në fakt vendimi i saj vjen pak orë pasi PS dhe PD arritën dakordësi për draftin për Reformën Zgjedhore. Mes ironisë, Açka ka thënë se ra maska e fundit dhe tani, sipas saj, ka mbetur edhe akti i fundit, Komisioni AntiSPAK. Ajo thotë se nuk do të bëjë minën ndaj demokracisë, ndaj largohet nga Grupi i PD-së.
Postimi i plotë:
Nga dje ra dhe maska e fundit, tani ju ka mbetur edhe akti i fundit, Komisioni AntiSPAK
Por unë nuk dua të bëj sehir minën ndaj demokracisë, ndaj largohem nga Grupi i PD
KUVENDI
Nr. ______prot. Tiranë, më 24 korrik 2024
Lënda:
1. Dorëheqje nga Drejtimi i Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik
2. Largim nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike
Drejtuar:
Znj. Lindita NIKOLLA
Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë
E Nderuara, zonja Nikolla
Sikurse edhe jeni në dijeni, në mbledhjen e parë të këtij sesioni parlamentar (në janar të këtij viti) të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik, të cilin e drejtoj qysh prej vjeshtës së vitit 2021, ndodhi një incident i pakëndshëm me një grup kolegësh të Opozitës, mes tyre edhe drejtues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Nga ajo kohë, sulmet e fshehta dhe të hapura ndaj personit tim nuk lanë reshtur, me të gjitha format dhe mjetet dhe shkakun e vetë: qasjet e ndryshme të sjelljes politike opozitare.
Edhe pse në këto kushte të padrejta, jam përpjekur të përmbush detyrimin tim kushtetues në mbarëvajtjen e punës së Komisionit Parlamentar që drejtoj.
Ndaj, në respekt të çdo demokrati të ndershëm që kam njohur në jetën time dhe në detyrim të idealeve për të cilat u themelua Partia Demokratike në kapërcyell të 90’tës, jam e detyruar të mos e pranoj më gjendjen e pashëndetshme të krijuar nga presionet politike rreth meje.
Në marrëdhënien time politike me Partinë Demokratike, jam udhëhequr vetëm nga parime të larta dhe në shërbim të aksionit opozitar, pa prekur lirinë time vetjake. Ndaj:
Që të mos jem më pjesë e alibisë së shkatërrimit të Opozitës, të cilën e ndanë dhe e shqyen para syve tanë personazhe me etje të pangopur politike;
Që të mos hesht përballë minimit që po i ndodh demokracisë shqiptare nga bashkëpunimi me pushtetin dhe në dëm të interesave demokrate e kombëtare, të një grupi të vogël opozitar me parime qokash dhe moral të dyshimtë politik;
Që të shfaq qartë dhe e pandikuar para demokratëve, votuesve dhe shqiptarëve - të cilët ende besojnë te politika e pastër - aksionin tim personal si opozitare ndaj kundërshtarit tonë të përbashkët politik, pa u ndikuar nga fryma që ka kapluar tashmë prej vitesh Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike;
Që të mos hesht përballë intrigave e makinacioneve të paprincip të personave të caktuar në Opozitë, të cilët, me betejat e tyre të rreme, e kanë diskretituar shpesh aksionin opozitar;
Deklaroj nga sot:
- Dorëheqjen time si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik.
- Largimin nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.
Me respekt,
DEPUTETE
Flutura Açka
flutura acka
1
2
Politike
25 Korrik 2024, 07:52
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar do të ketë axhendë të ngjeshur dhe &eum...
Politike
24 Korrik 2024, 21:59
N.F
Beqaj
VLORË- Ditën e sotme SPAK urdhëroi që të kryhen kontrolle në banesën e ish-ministrit të Shëndet&eum...
Politike
24 Korrik 2024, 21:34
N.F
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Dy partitë politike kryesore të vendit, Partia Socialiste në qeveri dhe Partia Demokratike në opozit&e...
Politike
24 Korrik 2024, 21:09
N.F
Sula
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve janë zhvilluar diskutimelidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedho...
Politike
24 Korrik 2024, 21:04
S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij pasditen e sotme, tha se jemi vënë para al...
Politike
24 Korrik 2024, 20:55
S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij pasditen e sotme, diskutoi lidhur me shembjen e teat...
Politike
24 Korrik 2024, 20:47
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të...
Politike
24 Korrik 2024, 20:44
N.F
Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Pas katër orë e gjysmë debatesh, Komisioni i Ligjeve ka miratuar mbrëmjen e sotme propozimet p&...
Politike
24 Korrik 2024, 20:36
S.B
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj do të flasë sërish para kamerave me një takim të ...
Politike
24 Korrik 2024, 20:15
S.B
Damian Gjiknuri
TIRANË- Gjatë debatit në Komisionin e Ligjeve, deputeti Damian Gjiknuri ironizoi Enkelejd Alibeaj, i cili kundërsh...