Politike

Seanca plenare e fundit/ Sot dhe nesër Kuvend, dy interpelanca dhe miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve, ja çfarë pritet

Në rendin e ditës për seancën e sotme pritet të miratohen emrat e anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

25 Korrik 2024, 07:52 Nga M.B
Seanca plenare e fundit/ Sot dhe nesër Kuvend, dy interpelanca dhe miratimi
Foto ilustruese

TIRANA- Seanca e fundit plenare për këtë sesion parlamentar do të ketë axhendë të ngjeshur dhe është parashikuar që të zhvillohet në 2 ditë njëra pas tjetrës. Mësohet se për votim nesër do të kalojë dhe drafti i dakordësuar mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Në rendin e ditës për seancën e sotme pritet të miratohen emrat e anëtarëve të rinj nga radhët e avokatëve që do të ulen në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Gjithashtu sot pritet që të miratohet projektvendimin për ngritjen e nënkomisionit për Auditimin e Sektorit Publik, si dhe zgjatja e afatit të komisionit Hetimor për Sterilizimin dhe Check up në Shëndetësi.

Gjatë seancës së sotme plenare janë parashikuar të mbahen edhe dy interpelanca. Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa do të zhvilloj interperlancë me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja. Po ashtu deputeti Agron Shehaj ka kërkuar interpelancë me ministrin e Financave Ervin Mete.

Po ashtu në rendin e ditë është parashikuar edhe miratimi i projektrezolutës për vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të drejtësisë si dhe institucioneve të tjera që raportuan në Kuvend seancën e 18 korrikut.

seance plenare 25 korrik 2024

Sondazh

Poll