Politike

Teatri Kombëtar dhe rasti i Olta Xhaçkës/ Berisha: Rama po shkelmon vendimet e Kushtetueses vetëm për të mbushur baulet me narkoeuro

Sipas Berishës teatri si simbol i kulturës kombëtare, u rrafshua nga mafia qeveritare për të mbushur baulet me narkoeuro.

24 Korrik 2024, 20:55 Nga S.B
Teatri Kombëtar dhe rasti i Olta Xhaçkës/ Berisha: Rama po
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij pasditen e sotme, diskutoi lidhur me shembjen e teatrit kombëtar si dhe për rastin e deputetes Olta Xhaçka. Sipas Berishës teatri si simbol i kulturës kombëtare, u rrafshua nga mafia qeveritare për të mbushur baulet me narkoeuro.

Më tej Berisha tha se Xhaçka nuk tundet prej parlamentit vetëm e vetëm se strategjik me burrin e Oltës është edhe Olsi i Edi Ramës apo vetë Edi Rama.

Fjala e plotë:

Berisha: Të dashur miq, zoti Edmond Budina shtroi këtu përsëri çështjen, barbarinë që u krye ndaj Teatrit Kombëtar.

Ndaj këtij simboli të arrirë të kulturës kombëtare, që u rrafshua nga mafia e tmerrshme qeveritare vetëm e vetëm për të mbushur baulet me narkoeuro.

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese njohu barbarinë si të paligjshme, antikushtetuese.

Protesta epike e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit fitoi në ligjet e Kushtetutën e vendit të drejtën e kauzës që kishte mbrojtur.

Por në vendin ku Kushtetuta, ligji është në duart e krimit, është në duart e bandave, natyrisht gjithçka shkelmohet.

Përsëri tek ligji dhe Kushtetuta, a e shihni ju një deputete, një zonjë që e nisi jetën me piramida, që quhet Olta Xhaçka se si Edi Rama për shkak të lidhjeve mafioze, shkelmon mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi gjykatën.

Dhe Olta, që ka bërë burrin investitor strategjik, nuk tundet nga parlamenti vetëm e vetëm se strategjik me burrin e Oltës është edhe Olsi i Edi Ramës apo vetë Edi Rama.

sali berisha

Sondazh

Poll