Politike

Protesta në autostradën Thumanë-Kashar/ Berisha: Banorët e Mamurrasit u përballën dhëmb për dhëmb me falangat e narkoshtetit

Ai u shpreh se banorët e Mamurrasit u përballën dhëmb për dhëmb me falangat e narkoshtetit. Berisha theksoi se ata u përjashtuan nga Fushë Kruja, u përjashtuan nga Tirana në mënyrën më të padrejtë. Sipas tij 21 kilometra rrugë, që paraqesin autostradën e vetme të filluar dhe mbaruar në këto 11 vite, sapo u inaugurua, u shndërrua në një mallkim për qytetarët dhe banorët ku ajo kalon.

24 Korrik 2024, 20:47 Nga N.F
Protesta në autostradën Thumanë-Kashar/ Berisha: Banorët e
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të tij një fjalim nga ballkoni. Berisha gjatë fjalës së tij foli për protestën e cila u zhvillua pasditen e sotme në aksin Thumanë-Kashar. 

Ai u shpreh se banorët e Mamurrasit u përballën dhëmb për dhëmb me falangat e narkoshtetit. Berisha theksoi se ata u përjashtuan nga Fushë Kruja, u përjashtuan nga Tirana në mënyrën më të padrejtë. Sipas tij 21 kilometra rrugë, që paraqesin autostradën e vetme të filluar dhe mbaruar në këto 11 vite, sapo u inaugurua, u shndërrua në një mallkim për qytetarët dhe banorët ku ajo kalon.

"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve të kauzës së drejtë të shqiptarëve. Të kauzës së lirisë, dinjitetit, interesit kombëtar. Përshëndetje dhe nderimin më të madh oratorëve të parlamentit të lirisë. Një përshëndetje të përzemërt sot banorëve të Mamurrasit, të cilët me një guxim, vendosmëri, u përballën dhëmb për dhëmb me falangat e narkoshtetit, i cili i ndëshkon ata në mënyrën më të padrejtë, me atë çka duhet të ishte shpërblimi dhe mirësia e tyre.


Me rrugën, me të cilën thjesht për të respektuar kushtet e autostradave dhe rrugëve superstrada, të cilat nuk mund të shndërrohen kurrë në ndëshkim për banorët ku kalojnë, por u garantojnë atyre akses të plotë, lirshmëri në lëvizje. Ata u përjashtuan nga Fushë Kruja, u përjashtuan nga Tirana në mënyrën më të padrejtë. 21 kilometra rrugë, që paraqesin autostradën e vetme të filluar dhe mbaruar në këto 11 vite, sapo u inaugurua, u shndërrua në një mallkim për qytetarët dhe banorët ku ajo kalon," tha ai.

Berisha gjithashtu gjatë fjalës së tij i bëri thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh t’i fshijnë nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë. Ai shtoi që të gjithë të ngrihen fuqishëm kundër këtij shteti që nuk ka ligj, Kushtetutë, moral dhe që qëndron vetëm mbi dhunën dhe frikësimin e qytetarëve.

"Së pari, ju bëj thirrje banorëve të protestojnë në mënyrën më të fuqishme për të drejtën e tyre dhe se PD do t’i mbështesë ata në të gjithë fuqinë e saj. Së dyti, u bëj thirrje qytetarëve nga Fushë Kruja në Vermosh, në Valbonë, në Morinë dhe kudo, t’i fshijnë nga faqja e dheut të gjitha vendpagesat për kalimin në rrugë.


Zonat më të varfra të Europës, zonat më të varfra të Shqipërisë tatohen në mënyrë armiqësore nga Edi Rama. Ndërkohë, zonat të cilat janë 30-40 vite më parë se ato në të ardhura, zona të cilat kanë pothuajse dyfishin e të ardhurave të tyre, nuk paguajnë asnjë qindarkë në qarkullimin në këtë vend. Ndaj dhe ka ardhur koha që çdo qytetar të flasë kundër çdo padrejtësie. Të ngrihet fuqishëm kundër këtij shteti që nuk ka ligj, Kushtetutë, moral dhe që qëndron vetëm mbi dhunën dhe frikësimin e qytetarëve," tha ai.

berisha protesta ne aksin thumane- kashar

Sondazh

Poll