Politike

Komisioni i Ligjeve/ Miratohet drafti i dakordësuar i PD-PS për Reformën Zgjedhore, 1/3 e listës mbetet e mbyllur, i hapet rruga votës së emigrantëve

Emigrantët do të votojnë me postë private, e cila do të përzgjidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjithashtu gjatë mbledhjes u dakordësua dhe listat e kandidatëve për deputetë. Në zgjedhjet e 2025 nuk do të ketë lista të hapura 100%, por do të shkohet me dy palë lista.

24 Korrik 2024, 20:44 Nga N.F

Komisioni i Ligjeve/ Miratohet drafti i dakordësuar i PD-PS për

Komisioni i Ligjeve

TIRANË- Pas katër orë e gjysmë debatesh, Komisioni i Ligjeve ka miratuar mbrëmjen e sotme propozimet për ndryshimin e Reformës Zgjedhore për zgjedhjet e 2025. Drafti i dakordësuar nga maxhoranca dhe opozita u miratua me 18 vota pro dhe vetëm 1 kundër ndërsa palët kanë rënë dakord që t’i garantohet e drejta e votës shqiptarëve në Diasporë dhe 1.3 e listave të mbyllura.

Emigrantët do të votojnë me postë private, e cila do të përzgjidhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Gjithashtu gjatë mbledhjes u dakordësua dhe listat e kandidatëve për deputetë. Në zgjedhjet e 2025 nuk do të ketë lista të hapura 100%, por do të shkohet me dy palë lista.

Në listën e parë do të jenë kandidatët e sigurt, të cilët do të marrin mandate nga Partia politike. Ndërkohë që në listën e dytë, rreth 30 përqind e kandidatëve do t’i nënshtrohen procesit të votimit me parapëlqim.

“Drafti i arritur nga pazari, në nenin 4 të këtij projektligji është parashikuara thjesht lidhur me çështjen e herësit të famshëm, listat të hapura 30% të tyre janë të hermetizuara,. Është një zgjidhje lidhore që bie ndesh me kushtetutën, lidhur me diasporën është vendosur votë me postë, me pagesë dhe pikatore, diaspora të cilën për të gjithë betohen do ta ketë me pikatore me paratë e tyre aq sa të dojë partia, ajo që do të jetë nesër pasnesër do të jetë një test i karakterit politik për sistemin zgjedhor. Iniciativa ime është e qartë, ndoshta e do rregulli. Ka kaq shumë vrima këtu fut ujë ky projekt, sa do t’i jepet dhuratë pushtetit të Edi Ramës. Zgjidhja pse të mos ishte e njëjta, sot po thyhet rekord i ri, po i dhurohet mandati i katërt Edi Ramës në tavolinë, e ka marrë e ka blerë“, tha Alibeaj.

 

 

 

komisioni i ligjeve vota e emigrantit

Sondazh

Poll