23 Korrik 2024, 19:43
Nga r.ll
ervin salianji
TIRANË- Kryetari i Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS ka prezantuar më herët raporti e 4 muaj hetimeve. Në konkluzinet e raportit të prezantuar nga Salianji, thuhet se nga dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se zoti Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së. Kjo sepse nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit, nuk kishte kryer trajnimet e detyrueshme në Akademinë e Sigurisë, nuk ishte pajisur me Certifikatën e Sigurimit të Personelit dhe ishte njëkoësisht i punësuar si këshilltar i drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Gjithashtu në konkluzionin e dytë thuhet se nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor rezulton se procedurat e rekrutimit të ish-drejtorit Besjon Tanuzi dhe drejtorit aktual Enri Ndoni kanë qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. Kjo duket nga fakti që ata kanë aplikuar dokumentet për t’u emëruar në këto pozicione para krijimit të vakancës, nuk ka pasur asnjë shpallje për vendin vakant në këto pozicione dhe kanë qenë kandidaturat e vetme që i janë paraqitur për miratim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
PJESË NGA RAPORTI:
Konkluzioni i parë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor ka rezultuar se zoti Ervin Muça nuk përmbushte kushtet për t’u emëruar në detyrën e Drejtorit të Departamentit të IT-së. Konkretisht, ky shtetas ishte proceduar penalisht për falsifikim dokumentesh në shtetin italian në vitin 2007, ishte refuzuar leja e qëndrimit në vitin 2008, nuk kishte plotësuar formularin e dekriminalizimit, nuk kishte kryer trajnimet e detyrueshme në Akademinë e Sigurisë, nuk ishte pajisur me Certifikatën e Sigurimit të Personelit dhe ishte njëkoësisht i punësuar si këshilltar i drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, megjithëse hetimet e kryera nga Prokuroria nuk kanë gjetur ndonjë produkt konkret pune.
Konkluzioni i dytë: Nga dokumentacioni i administruar dhe dëshmitë e marra nga Komisioni Hetimor rezulton se procedurat e rekrutimit të ish-drejtorit Besjon Tanuzi dhe drejtorit aktual Enri Ndoni kanë qenë fiktive dhe me rezultat të paracaktuar. Kjo duket nga fakti që ata kanë aplikuar dokumentet për t’u emëruar në këto pozicione para krijimit të vakancës, nuk ka pasur asnjë shpallje për vendin vakant në këto pozicione dhe kanë qenë kandidaturat e vetme që i janë paraqitur për miratim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Nga ana tjetër, rezulton se zoti Tanuzi nuk kishte asnjë eksperiencë të mëparshme në Policinë e Shtetit apo sistemet e informatike të kësaj të fundit dhe nuk ishte pajisur me çertifikatë sigurie, ndërsa duket se marrëdhënia miqësore me shtetasin Ervin Muça ka qenë vendimtare për emërimin e tij.
ervin salianji ervin muca besjon tonuzi enri ndoni
Politike
23 Korrik 2024, 18:50
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Në mbledhjen e fundit të Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS, kryetari i k...
Politike
23 Korrik 2024, 18:05
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet seanca e fundit e Komisionit Hetimor për rrjedhjet e të dhënave nga sistemi TIM...
Politike
23 Korrik 2024, 17:45
N.F
Salianji
TIRANË- Mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS ka nisur me debate. Ky debat ka nisur në lidhje me raportet, ...
Politike
23 Korrik 2024, 16:57
r.ll
pjerin ndreu
LEZHË- Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pasi u zbulua se tre persona i zhvatën një shumë parash të...
Politike
23 Korrik 2024, 14:52
M.B
Fredi Beleri
STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri, i partisë "Demokracia e Re" e KyriakosMitsotakis është zgjedhur nënkryeta...
Politike
23 Korrik 2024, 14:20
M.B
Erion Veliaj
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i cili u përfshi ditën e djeshme n&e...
Politike
23 Korrik 2024, 13:58
M.B
Foto nga Konferenca
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, i cili u përfshi ditën e djes...
Politike
23 Korrik 2024, 13:57
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve u diskutua mbi disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018, “Për Trash...
Politike
23 Korrik 2024, 13:58
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish sot pas përplasjeve të ndodhura ditën...
Politike
23 Korrik 2024, 13:40
N.F
Manastirliu
TIRANË- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka diskutuar ditën e sotme në lidhje me projektligjin ...