Aktualitet

EMRI+FOTO/ U gjet brenda një shtëpie bari në Angli, arrestohet 19-vjeçari shqiptar, e "nxori zbuluar" telefonata e hidraulikut

Gjatë kontrollit në shtëpi u gjet adoleshenti shqiptar si dhe 48 bimë, e 14 qese të mbushura me kanabis bimor.

23 Korrik 2024, 17:27 Nga S.B
EMRI+FOTO/ U gjet brenda një shtëpie bari në Angli, arrestohet
foto ilustruese

ANGLI- Arrestohet një 19-vjeçar shqiptar në Britani të Madhe. Mësohet se Oltion Stafasani, u kap duke u kujdesur në një banesë në Londrën juglindore, për më shumë se 48 bimë kanabisi.

I riu shqiptar u zbulua për shkak të një telefonate që një hidraulik i zonës bëri me policinë ku ngriti alarmin se në banesën në Abbey Wood pati një rrjedhje të madhe uji. Gjatë kontrollit në shtëpi u gjet adoleshenti shqiptar si dhe 48 bimë, e 14 qese të mbushura me kanabis bimor.

EMRI+FOTO/ U gjet brenda një shtëpie bari në Angli, arrestohet
Oltion Stafasani

Gjykatësja Downing e dënoi Stafasanin me gjashtë muaj burg, nga të cilët do të vuajë vetëm gjysmën. Ajo urdhëroi gjithashtu konfiskimin dhe shkatërrimin e të gjitha mjeteve dhe bimëve dhe i tha 19-vjeçarit që të paguante një tarifë shërbimi.

Stafasani, nga Abbey Wood, pranoi se kultivonte një drogë të kontrolluar të klasit B. Bëhet me dije se i riu kishte shkuar në Angli përmes një varke. 

droge kanabis angli

Sondazh

Poll