Aktualitet

Zbardhet skema e mashtrimit/ U hoqën si kryebashkiaku i Lezhës, tre mashtruesit zhvatën mijëra euro nga biznesmeni i njohur (EMRAT)

Të arrestuarit janë Shkëlqim Domi 35 vjeç dhe Saimir Sallaku 37 vjeç, të dy banues në Shijak, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, Shefik Kurti, 63 vjeç, banues në Tiranë.

23 Korrik 2024, 16:38 Nga r.ll
Zbardhet skema e mashtrimit/ U hoqën si kryebashkiaku i Lezhës, tre
foto ilustruese

LEZHË-  Dy persona janë arrestuar në Lezhë dhe një është shpallur në kërkim pasi përmes aplikacionit "Signal", hiqeshin si përfaqësues të institucioneve vendore, dhe kontaktonin persona të ndryshëm nga të cilët përfitonin shuma parash.

Të arrestuarit janë Shkëlqim Domi 35 vjeç dhe Saimir Sallaku 37 vjeç, të dy banues në Shijak, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, Shefik Kurti, 63 vjeç, banues në Tiranë.

Tre personat e sipërpërmendur, përdorën emrin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreut duke i marrë një shumë të konsiderueshme parash biznesmenit Ylli Ukja, që njëkohësisht është presidenti i klubit të basketbollit “Besëlidhja”.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku, në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti, më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore. Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë. Ku këtë herë kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro”, thuhej në njoftimin e policisë. 

shkelqim domi saimir sallaku shefik kurti ylli ukja

Sondazh

Poll