Aktualitet

Droga trafikohej nga Maroku e Spanja, arrestohet korrieri shqiptar në Itali

Operacioni u zhvillua në territorin e provincave të Pizës dhe Firences, si dhe bëhet me dije se sasitë e drogës trafikoheshin nga Maroku dhe Spanja drejt Italisë.

23 Korrik 2024, 17:08 Nga S.B
Droga trafikohej nga Maroku e Spanja, arrestohet korrieri shqiptar në Itali
foto ilustruese

ITALI- Arrestohen dy korrierë droge në Pisa të Italisë, ku njëri prej tyre është shqiptar. Mësohet se dy korrierët njëri maroken e tjetri shqiptar, ndihmonin në shpërndarjen dhe tregtimin me pakicë të drogës.

Bëhet me dije nga mediat italiane se janë sekuestruar 127 kg kanabis dhe kokainë. Operacioni u zhvillua në territorin e provincave të Pizës dhe Firences, si dhe bëhet me dije se sasitë e drogës trafikoheshin nga Maroku dhe Spanja drejt Italisë.

Deri më tani nën hetim janë vënë 8 persona përfshirë shqiptarë, italianë, marokenë dhe senegalezë. Kreu i organizatës kriminale rezultoi se ishte pronar i një biznesi komercial të shitjes së ushqimit në Castelfiorentino, i përdorur si një qendër operacioni për klasifikimin e drogës për korrierët e ndryshëm të cilët më pas lëviznin nëpër zonë.

 

kanabis pisa kokaine droge

Sondazh

Poll