Aktualitet

Në kërkim për marrëdhënie me dhunë me të mitur, arrestohet i moshuari në Shkodër

Bëhet me dije se ndaj 75-vjeçarit me iniciale K.I ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”.

23 Korrik 2024, 14:31 Nga E. D
Në kërkim për marrëdhënie me dhunë me të
foto ilustruese

SHKODËR- Një 75-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se ndaj 75-vjeçarit me iniciale K.I ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”. Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasin në kërkim K. I., 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me vendimin e datës 19.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia e shkodres

Sondazh

Poll