Aktualitet

“E kam përfunduar dënimin"/ Seanca e radhës në Gjykatën e Elbasanit për Dritan Dajtin, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e trupit gjykues

Mësohet se në këtë seancë nuk është i pranishëm prokurori Neritan Hoxha i larguar nga Vetting këtë javë, por prokuroria përfaqësohet nga prokurori Glenda Zeneli. Ndërkohë mësohet se nuk është pranuar kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e trupit gjykues të kryesuar nga Magjistratja Suela Lika.

23 Korrik 2024, 14:34 Nga N.F
“E kam përfunduar dënimin"/ Seanca e radhës në
Dritan Dajti

ELBASAN- Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ditën e sotme po zhvillohet seanca e radhës ndaj Dritan Dajtit. Ky i funidit kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg.

Mësohet se në këtë seancë nuk është i pranishëm prokurori Neritan Hoxha i larguar nga Vetting këtë javë, por prokuroria përfaqësohet nga prokurori Glenda Zeneli. Ndërkohë mësohet se nuk është pranuar kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e trupit gjykues të kryesuar nga Magjistratja Suela Lika.

Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim. Ai ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.

Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009. Ai ishte në prag të lirimit, pasi Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg. Ngjarja, për të cilën Dritan Dajti u gjykua ka ndodhur në 7 gusht të 2009, në orën 13:50 në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, pranë pistës së vogël “Iliria”. Në dosjen e Prokurorisë sqarohet se gjatë kryerjes së operacionit për kapjen e shtetasit Dritan Dajti, kanë qenë të pranishëm disa punonjës policie, ndërsa është marrë informacion për një makinë ku dyshohej se ishte Dajti.

dritan dajti gjykata

Sondazh

Poll