23 Korrik 2024, 16:22
Nga N.F
Dritan Dajti
ELBASAN-Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ndaj Dritan Dajtit. Ky i funidit kërkon verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg. Mësohet se në këtë seancë nuk është i pranishëm prokurori Neritan Hoxha i larguar nga Vetting këtë javë, por prokuroria përfaqësohet nga prokurori Glenda Zeneli. Ndërkohë mësohet se nuk është pranuar kërkesa e mbrojtjes për përjashtimin e trupit gjykues të kryesuar nga Magjistratja Suela Lika.
Gjatë seancës, përfaqësuesja e zyrës juridike të IEVP Peqin ka raportuar në Gjykatë për kohën e vuajtjes së dënimit nga Dritan Dajti.
“I kemi dërguar shkresë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe Ministrisë së Drejtësisë për të na ndihmuar për përllogaritjen e kohës së dënimit, pasi kanë ndryshuar disa vendime dhe për ne është bërë e vështirë përllogaritja e saktë e përllogaritjes së viteve të dënimit”, tha ajo.
IEVP Peqin nuk ka bërë përllogaritje për Dritan Dajtin, as për periudhën e para daljes së vendimit të Gjykatës së Lartë.
Dritan Dajti në reagimin e tij pyeti se si është e mundur që IEVP nuk përllogarit vitet e vuajtura, duke shtuar se IEVP Peqin po merr atributet për të llogaritur vendimet e gjykatave që nuk është kompetencë e saj. Ndërkohë që seanca e rradhës u njoftua se do të zhvillohet në 30 korrik 2024 në ora 09.00.
Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim. Ai ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.
Gjykata e Lartë ka rikthyer në burg përjetë Dritan Dajtin, autorin e vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009. Ai ishte në prag të lirimit, pasi Prokuroria në mars 2019 ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg. Ngjarja, për të cilën Dritan Dajti u gjykua ka ndodhur në 7 gusht të 2009, në orën 13:50 në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës, pranë pistës së vogël “Iliria”. Në dosjen e Prokurorisë sqarohet se gjatë kryerjes së operacionit për kapjen e shtetasit Dritan Dajti, kanë qenë të pranishëm disa punonjës policie, ndërsa është marrë informacion për një makinë ku dyshohej se ishte Dajti.
dritan dajti burgu i peqinit
Aktualitet
23 Korrik 2024, 16:08
r.ll
pika kufitari hani i hotit
TIRANË-Policia e Shtetit në bashkëpunim me SPAK dhe autoritetet amerikane kanë finalizuar operacionin "HOTI"...
Aktualitet
23 Korrik 2024, 15:35
S.B
foto ilustruese
SHKODËR- Ditën e sotme janë asgjësuar mbi 10 mijë bimë kanabisi të kultivuara në Shkodër....
Aktualitet
23 Korrik 2024, 15:31
r.ll
olsian cela dhe altin dumani
TIRANË- Zgjedhjet vendore të vitit 2023, ngjashëm me proceset zgjedhore të mëparshme të mbajtur...
Aktualitet
23 Korrik 2024, 15:23
r.ll
policia e lezhes
LEZHË- Dy persona janë arrestuar në Lezhë pasi akuzohen për mashtrim. Një 35-vjeçar dhe një 37-v...
Aktualitet
23 Korrik 2024, 14:40
N.F
Edison Elezaj
TIRANË- Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar të shtëna në një fe...
Aktualitet
23 Korrik 2024, 14:34
N.F
Dritan Dajti
ELBASAN- Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ditën e sot...
Aktualitet
23 Korrik 2024, 14:31
E. D
foto ilustruese
SHKODËR- Një 75-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Shkodër. Bëhet me dije se ndaj 75-vj...
Aktualitet
23 Korrik 2024, 14:20
E. D
fotot ilustruese
GREQI- Një shqiptar ka rënë në pranagt e policisë greke. Githashtu në kërkim janë edhe tre ba...
Aktualitet
23 Korrik 2024, 14:26
N.F
VLORË- Një aksident është regjistruar pak më parë në zonën e Lungomares në Vlorë. Mësohet se një a...
Aktualitet
23 Korrik 2024, 13:55
N.F
Pamjet e kamerave
DURRËS- Një plagosje me armë zjarri u regjistrua pak ditë më parë në Durrës ku 31-vjeçar A...