22 Korrik 2024, 20:45
Nga S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë me një njoftim për shtyp, lidhur me protestën e fermerëve të Maliqit. Sipas Berishës kjo protestë bëhet për ekzistencën e tyre dhe kundër regjimit armiqësor që fermerët kanë patur në 32 vite.
Berisha thotë se politikat armiqësore kanë shkaktuar rënie të numrit të krerëve dhe gjedhëve në Shqipëri. Sipas tij, kjo ulje tregon se mijëra familje therën ose shitën bagëtitë dhe u larguan nga vendi.
Fjala e plotë:
Berisha: Protesta e fermerëve të Maliqit është protestë për ekzistencën e tyre, kundër katastrofës që u shkakton Edi Rama
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionarëve të vërtetë të kauzës së drejtë, shpresës, dinjitetit të shqiptarëve, të interesit kombëtar.
Të dashur miq, në emër tuaj dhe të PD dua t’u përcjell një urim të përzemërt dhe mirënjohje fermerëve guximtarë të Maliqit, të cilët protestuan jo vetëm për fermat, prodhimet e tyre.
Por protestuan sot në rrugët e Maliqit për çdo fermer shqiptar.
Protestuan sot për çdo qytetar shqiptar.
Protestuan sot kundër një armiku të egër që sillet si pushtues ndaj tyre.
Kundër regjimit më armiqësor që fermerët shqiptarë kanë pasur në 32 vite.
Të dashur miq, protesta e fermerëve të Maliqit është një protestë për ekzistencën e tyre.
Është një protestë kundër katastrofës ekzistenciale që shkakton Edi Rama me politikat e tij armiqësore ndaj fermerëve.
Qytetarë dhe qytetare, ju duhet ta dini se këto politika armiqësore kanë shkaktuar në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të Europës dhe botës, rënie me 30 përqind të krerëve të gjedhëve në Shqipëri.
Rënie me mbi 20 përqind të krerëve të deleve në Shqipëri.
Rënien me mbi 15 përqind të krerëve të dhive në Shqipëri.
Por, cilat janë pasojat e kësaj rënie?
Së pari, çfarë tregon kjo rënie?
Kjo rënie tregon një qëndrim armiqësor. Të zhdukësh 30 përqind të lopëve të një vendi në tre vjet, kryen një krim të shëmtuar ndaj tij.
Kjo tregon se dhjetëra mijëra familje fermere therën apo shitën në kasaphanë bagëtitë e tyre dhe u larguan nga Shqipëria.
sali berisha partia demokratike protesta e fermereve
Politike
22 Korrik 2024, 20:40
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij sonte para mbështetësve të mbledhur pos...
Politike
22 Korrik 2024, 20:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lajmëruar se për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, kanë paraqitu...
Politike
22 Korrik 2024, 19:07
r.ll
belinda balluku
VLORË- Në bypass-in e Vlorës, përmes ndërhyrjes së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Terr...
Politike
22 Korrik 2024, 18:57
r.ll
belind kelliçi
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së PD, Belind Këlliçi i cili është edhe denoncues i aferës ...
Politike
22 Korrik 2024, 18:13
r.ll
komisioni i reformes zgjedhore
TIRANË- Ndryshimet më të rëndësishme lidhen me dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, mund&e...
Politike
22 Korrik 2024, 17:59
r.ll
halit valteri, tedi blushi
TIRANË-Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot mes këshilltarit të opozitës, Tedi Blushit dhe ...
Politike
22 Korrik 2024, 17:51
r.ll
silva caka
TIRANË- Këshilltarët e opozitës në bashkinë e Tiranës kanë dhënë një deklaratë p&eum...
Politike
22 Korrik 2024, 17:30
r.ll
foto e postuar nga meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas incidentit të sotëm në mbledhjen e K&...
Politike
22 Korrik 2024, 17:14
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas përplasjes dhe tensioneve në mbledhjen e sotme të Kë...
Politike
22 Korrik 2024, 17:09
r.ll
ervin salianji
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Ervin Salianji solli në vëmend...