Politike

KQZ shqyrton nesër kërkesat, 11 forca politike kërkojnë të regjistrohen për zgjedhjet në Himarë

Partitë që kanë paraqitur kërkesë janë: Partia Socialiste, Partia Republikane, Partia Demokristiane, Fryma e Re Demokratike, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia e Lirisë, Partia Balli Kombëtar, Partia Demokratike, Partia Agrare Ambjentaliste, Balli Kombëtar Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat.

22 Korrik 2024, 20:21 Nga r.ll
KQZ shqyrton nesër kërkesat, 11 forca politike kërkojnë
foto ilustruese

TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka lajmëruar se për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, kanë paraqitur kërkesat për tu regjistruar si subjekte zgjedhore 11 forca politike.

Partitë që kanë paraqitur kërkesë janë: Partia Socialiste, Partia Republikane, Partia Demokristiane, Fryma e Re Demokratike, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Partia e Lirisë, Partia Balli Kombëtar, Partia Demokratike, Partia Agrare Ambjentaliste, Balli Kombëtar Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat.

Sipas njoftimit të KQZ, kërkesat e paraqitura do të shqyrtohen në mbledhjen e nesërme të KQZ-së në orën 11:00. Në zgjedhjet e Himarës do garojnë për postin e kryebashkiakut Vangjel Tavo nga PS dhe Petro Gjikuria, i propozuar nga PBDNJ, por që mbështetet edhe nga PD, Partia e Lirisë dhe parti të tjera opozitare.

NJOFTIMI I KQZ:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Martë, datë 23.07.2024, ora 11:00 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtas:

1. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

2. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politke “Partia Republikane Shqiptare” për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

3. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokristiane e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

4. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Fryma e Re Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

5. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Bashkimit për të Drejtat e Njeriut”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

6. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia e Lirisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

7. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Balli Kombëtar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 gusht 2024”.

8. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Demokratike”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

9. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

10. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Balli Kombëtar Demokrat”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

11. Projektvendim “Për shqyrtimin e kërkesës së partisë politike “Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar”, për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë’ Himarë, të datës 4 Gusht 2024”.

kqz zgjedhjet ne himare

Sondazh

Poll