Aktualitet

21 Janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës përfundon dëshminë në Prokurorinë e Posaçme: Besoj se SPAK do i shkojë çështjes deri në fund

Xhaxhai i të ndjerit ka përsëritur kërkesën për hetimin e zinxhirit komandues.

22 Korrik 2024, 14:25 Nga M.B
21 Janari/ Xhaxhai i Aleks Nikës përfundon dëshminë në
Mark Nika

TIRANA- Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, pas dëshmisë në SPAK në lidhje me 21 Janarin, tha për mediat se ka besim që Prokuroria e Posaçme do ta çojë deri në fund hetimin e ngjarjes. Ai ka zbuluar detaje nga dëshmia e tij. Xhaxhai i të ndjerit ka përsëritur kërkesën për hetimin e zinxhirit komandues.

“Kasetën e ka Artan Hoxha e do ta dorëzojë në SPAK. Pame se SPAK rinisi hetimet dhe premtimi është që do respektohen procedurat. Ne kemi dhënë fakte të tjera më parë në Prokurorinë e Tiranës. Unë them se siç ka nisur hetimit, çështjen do ta çojë deri ën fund. Nuk ka ndikime politike dhe do ta zbardhë çështjen deri në fund.

U thirra për kasetën. Kasetën e Artan Hoxha dhe është i gatshëm ta dorëzojë. Pamjet do të grupohen dhe do t’i jepen SPAK-ut. Sot trajtuam edhe anën teorike sepse ka probleme në procedurën penale, lidhur me parashkrimet. E ngrita si shqetësim. Kërkojmë hetim për zinxhirin komandues. Nuk kishte vullnet politik, ishte një krim shtetëror. Kërkojmë hetimin e komandës së Gardës, kryeministri i kohës dhe ministri”, tha ai.

21 janari

Sondazh

Poll