Aktualitet

Pësoi arrest kardiak duke u larë në plazh, ndërron jetë 75-vjeçari në Velipojë

Gjithashtu dyshohet se 75-vjeçari me iniciale M.S ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. 

22 Korrik 2024, 13:52 Nga E. D

Pësoi arrest kardiak duke u larë në plazh, ndërron jetë

VELIPOJË- Një i moshuar nga Kosova ka humbur jetë pasi është futur në plazhin e Velipojës. Gjithashtu dyshohet se 75-vjeçari me iniciale M.S ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, shtetasi kosovar M. S., 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Sondazh

Poll