Aktualitet

21 Janari/ Gruaja e Aleks Nikës del nga SPAK: Dhashë sqarime dhe disa fakte të reja! Audio regjistrimin do e dorëzojmë një herë tjetër

Në një prononcim të shkurtër para mediave ajo u shpreh se gjatë dëshmisë së saj dha disa fakte të reja por që smund ti bëjë publike. Ajo shtoi se audio regjistrimin do ti dorëzojnë një herë tjetër.

22 Korrik 2024, 13:18 Nga N.F
21 Janari/ Gruaja e Aleks Nikës del nga SPAK: Dhashë sqarime dhe disa
Gruaja e Aleks Nikës

TIRANË- Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika ka dalë nga ambientet e SPAK disa orë pasi u paraqit ditën e sotme për të dhënë dëshminë e saj në lidhje me vrajesn e burrit të saj në protestën e 21 Janarit 2011 në bulevardin përballë Kryeministrisë.

Në një prononcim të shkurtër para mediave ajo u shpreh se gjatë dëshmisë së saj dha disa fakte të reja por që smund ti bëjë publike. Ajo shtoi se audio regjistrimin do ti dorëzojnë një herë tjetër.

“Dhashë fakte të reja që s’mund t’i bëj publike”, deklaroi ajo për mediat pas daljes nga ambientet e SPAK.

Rajmonda Nika mbërriti në SPAK mëngjesin e sotëm rreth orës 10:00 për të dëshmuar për 21 Janarin, gjashtë ditë pas Prokuroria e Posaçme rinisi hetimet. Ajo mbërriti rreth orës 10:00 shoqëruar nga Mark Nika, xhaxhai i viktimës. Ky i fundit vijon të japë dëshminë e tij në Prokurorinë e Posaçme.

Hetimet për 21 janarin 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, të cilët kërkonin që këtë çështje ta hetonte SPAK. Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme ta regjistrojë procedimin, pas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa.


Më 16 korrik të këtij viti Prokuroria e Posaçme njoftoi se ka rregjistruar një procedim penal mbi ngjarjen e 21 Janarit të vitit 2011. Fillimisht, Prokuroria e Posaçme kishte refuzuar të ndërmerrte hetime pas kallëzimit të bërë pranë saj nga familjarët e Aleks Nikës, një prej 4 demonstruesve të vrarë. Vrasja e tij ka mbetur pa autor. Kjo Prokurori kishte vlerësuar se hetimet që po kryhen nga Prokuroria e Tiranës, nuk kanë zbuluar elementë penalë ndaj subjekteve që hyjnë në juridiksionin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar.


Por sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, vetëm pas hetimeve paraprake dhe pasi të arrihej në konkluzionin nëse kishte apo jo elementë të veprës penale referuar kallëzimit, mund të vendosej mbi çështjen. 

 

aleks niks 21 janari spak

Sondazh

Poll