Politike

Berisha: Balla nuk guxon të shqipërojë gjysmë fjalë në Kuvend për Nuredin Dumanin

Berisha tha se ministri i Brendshëm, Taulant Balla kur pyetet në parlament nuk guxon të shqipërojë gjysëm fjale sepse, sipas tij, mund të ketë përdorur vetë Nuredin Dumanin.

21 Korrik 2024, 20:58 Nga M.B
Berisha: Balla nuk guxon të shqipërojë gjysmë fjalë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumanin. Berisha tha se ministri i Brendshëm, Taulant Balla kur pyetet në parlament nuk guxon të shqipërojë gjysëm fjale sepse, sipas tij, mund të ketë përdorur vetë Nuredin Dumanin.

Pjesë nga fjala e Berishës:

A nuk është pra miqtë e mi sot jeta, veprimtaria e qytetarëve shqiptarë në duart e krimit. Sot kriminelët godasin në parlament, qeveri, rrugë, në burgje dhe kudo. Shprehja më flagrante është rasti i Dumanëve. Një Duman rrëfen se ka kryer 13 vrasje, ka marrë 13 shpirtëra, ka hapur 13 varre. Të gjitha me pagesë, nga Suel Çela, të gjithë me radhë, bandat gjer në Shkodër.

Dhe një ditë dosja e këtij të penduari, shitet, del në pazar, në të cilën implikohen me dhjetëra persona dhe nis një zinxhir dhjetëra vrasjesh. Por i penduari i drejtësisë, i Altin Dumanit nga qelia e burgut si i penduar, imagjinoni urdhëron dhe vendos mina për të zhdukur dy vajza të reja, për shkak të ndjenjave të tij shtazore, kafshërore si vrasës.

I penduari i drejtësisë ky, ëë. I penduari i Dumanit. Dhe kur Taulant Balla pyetet në parlament nuk guxon të shqipërojë gjysëm fjale sepse mund të jetë vetë porositës, mund të ketë përdorur vetë, Nuredin Dumanin si vrasës me porosi.

sali berisha

Sondazh

Poll