Politike

Berisha: Balla që drejton rendin është kryekëput një ushtar i krimi

Sipas Berishës, Balla me pasaportën e deputetit, ndiqej sepse e përdorte atë për kalimin e ngarkesave të drogës në Qafë Thanë dhe pika të tjera.

21 Korrik 2024, 20:52 Nga M.B
Berisha: Balla që drejton rendin është kryekëput një
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ministri i Brenshëm Taulant Balla, ish-student në Rumani u denoncua nga konsulli shqiptar i asaj kohe, sepse nxirrte viza dhe bënte trafik prostitucioni nga Rumania në Shqipëri, për në Itali. Sipas Berishës, Balla me pasaportën e deputetit, ndiqej sepse e përdorte atë për kalimin e ngarkesave të drogës në Qafë Thanë dhe pika të tjera. Ai shtoi se Balla është personi që u bë de fakto, politikani i lidhur kokë e xhep me bandën e Elbasanit, me Çelët dhe bandat e tjera, me Rrajat e Fushë Krujës, me Bajrit e Dobraçit në Shkodër dhe banda të tjera.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Edi Rama si kreu i krimit të organizuar në Shqipëri, pasi u kap Saimir Tahiri me trafik droge, emëroi në krye të rendit, Fatzi Xhafën. Fatzi Xhafa që sot kryesor komisionin e antiqeverisjes dhe mbrojtjes së korrupsionit, në çdo ligj të botës, për shkak të vëllait të tij, trafikant ndërkombëtar, është subjekt i ligjit antimafia. Në çdo vend të botës, pasuritë e tij përrallore konfiskohen.

Pas largimit të tij me skandalin e Geron Xhafës, sot rendin e drejton politikani më i inkriminuar i Shqipërisë, Tulant Balla. Miqtë e mi! Taulant Balla ish-student në Rumani u denoncua nga konsulli shqiptar i asaj kohe, sepse nxirrte viza dhe bënte trafik prostitucioni nga Rumania në Shqipëri, për në Itali. I bëj thirrje memories tuaj, kujtohuni pak kur unë denoncoja klubet socialiste që furnizoheshin nga Taulant Balla për lidershipin socialist me prostituta nga Moldavia në Tiranë. Taulant Balla me pasaportën e deputetit, ndiqej sepse e përdorte atë për kalimin e ngarkesave të drogës në Qafë Thanë dhe pika të tjera.

Taulant Balla është personi që u bë de fakto, politikani i lidhur kokë e xhep me bandën e Elbasanit, me Çelët dhe bandat e tjera, me Rrajat e Fushë Krujës, me Bajrit e Dobraçit në Shkodër dhe banda të tjera. Taulant Balla është krimineli me tre telefona të koduar. I denoncuar në sallën e gjyqit se ka porositur vrasje, i denoncuar se ka futur duart e tij të zeza në tendera për bandat. Sot ai që drejton rendin është kryekëput një ushtar i krimi, është de fakto një anëtar i bandave të Elbasanit, të Krujës, dhe Shkodrës.

sali berisha

Sondazh

Poll