Politike

"Rama sapo erdhi në pushtet mbushi vendin me kanabis", Berisha: Motoja e qeverisjes së PD ka qenë, zero tolerancë krimit

Sipas Berishës, Rama liroi një e nga një nga burgjet të gjithë ata të dënuar për jetë nga drejtësia, duke përdorur SPAK dhe drejtësinë e re.

21 Korrik 2024, 20:43 Nga M.B
"Rama sapo erdhi në pushtet mbushi vendin me kanabis", Berisha:
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se motoja e qeverisjes së PD-së në vitet 2005-2013 ishte "zeri tolerancë ndajkrimit". Ai tha se me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, ndodhi e kundërta duke sjellë në vëmendje rastin e ish-ministrit të Brendshëm, Simir Tahiri. Sipas Berishës, Rama liroi një e nga një nga burgjet të gjithë ata të dënuar për jetë nga drejtësia, duke përdorur SPAK dhe drejtësinë e re.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Nuk ka asgjë më jetike, parësore, asgjë më vendimtare për të garantuar jetën, sigurinë, veprimtarinë e qytetarëve shqiptarë, sesa zero toleranca ndaj krimit të organizuar. Zero toleranca ndaj krimit të organizuar, siç jeni dëshmitarë ishte motoja e qeverisë së PD-së në vitet 2005-2013, moto me të cilën në 18 muaj u arrestuan, u vendosën para ligjit, të gjithë bosët dhe anëtarët e 200 e ca bandave dhe grupeve kriminale.

Ju kujtohet mirë, se jo vetëm që bosët nuk iknin dot, por u kapën, u arrestuan kudo që ndodheshin, në SHBA, Turqi, Suedi, Gjermani, Francë, Maqedoni dhe u vendosën para ligjit. Ju jeni dëshmitar se drejtësia, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe gjykata përkatëse, një duzine prej tyre u dha burgim të përjetshëm dhe nuk pati asnjë dosje të shitur, nuk pati, asnjë rrjedhje informacioni, por u vendos ligji, siguria për jetën dhe veprimtarinë e qytetarëve shqiptarë.

Me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, betejën e parë nëse u kujtohet, e nisi Saimir Droga me Edi Ramën duke nxjerrë në liri 120 oficerë të Policisë Kriminale, që kishin arrestuar dhe zhdukur një e nga një bandat shqiptare në Shqipëri dhe kudo që ishin. Pas largimit të tyre, vendin e mbuloi me një platformë zyrtare kanabisi.

180 oficerë madhorë dhe të dytë, të Policisë shqiptare u shndërruan në kriminelë. Ata u bënë taksidarët, rojet dhe taksidarë të parcelave të kanabisit nga Alpet gjer në Konispol, duke marrë për vete tarifën e tyre. Krimi arriti të vendosë pushtetin e tij. Edi Rama liroi një e nga një nga burgjet të gjithë ata të dënuar për jetë nga drejtësia, duke përdorur Skapin e partisë dhe drejtësinë e re.

sali berisha

Sondazh

Poll