Aktualitet

9 Dhjetor 2019, 18:14 Nga DOSJA

KAVAJË– Pasditen e sotme në Kavajë, ndërroi jetë 29-vjeçari Marjus Ismaili, i cili u qëllua për vdekje me armë gjahu nga Xhevdet Lecini, 60 vjeç gjatë një konflikti të çastit. 

Por 29-vjeçari nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit. 7 vite më parë, më 30 korrik të 2012  Ismaili është arrestuar nga Policia në kuadër të një operacioni që u zhvillua mes Tiranës dhe Kavajës.

Mes 11 të arresrtuave të Policisë për vepra të ndryshme penale ka qënë edhe Marjus Ismaili, ajokohe 22 vjeç. Ismaili bashkë me Retalio Cullhajn u arresuan pasi akuzoheshin për “tentativë vrasje”  dhe vjedhje. 

Gjithashtu kohët e fundit, Ismaili është shoqëruar disa herë në Policia pasi dyshohej se ishte shpërndarës droge.

Pasditen e sotme 60-vjeçari Xhevdet Lecini ka vrarë me armë gjahu klientin e tij pas një sherri që kanë pasur të dy në lokal. Pas konfliktit, 60-vjeçari është ngjitur në katin e tretë dhe ka marrë armën nga banesa. Sapo ka hyrë në lokal ka qëlluar pas koke 29-vjeçarin Marjus Ismailin. Ngjarja ka ndodhur në të njëjtin pallat ku edhe banon Marsida Qatja.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet marjus ismaili policia e shtetit vrasje ne kavaje marjus ismaili policia e shtetit vrasje ne kavaje

Sondazh

Poll