Art&Argëtim

Solidarizohen dy motrat/ Era dhe Nora Istrefi në ndihmë të prekurve pas tërmetit, dhurojnë të gjitha fitimet e koncertit

9 Dhjetor 2019, 16:48 Nga DOSJA
Solidarizohen dy motrat/ Era dhe Nora Istrefi në ndihmë të

KOSOVË- Shumë artistë u erdhën në ndihmë njerëzvë të prekur nga tërmeti. Kësaj nisme janë bashkuar edjhe dy këngëtaret, Nora dhe  Era Istrefi.

Dy motrat kanë vendosur të organizojnë një koncert, fitimet e të cilit do t’i dhurojnë për personat, të cilët u prekën nga tërmeti dhe tashmë kanë mbetur pa strehë.

“Edhe pse nuk mbaj koncerte që sa për shkak që jom tu u marr me projekte t’reja, mvjen mirë që kemi me u pa t’premten n’Tiranë sidomos për arsyen që tgjitha fitimet kan me u përdor për ndihmatë njerëzve që kanë nevojë në Shqipëri”, shkruan Era.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 personambi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

Shqipëria ka marrë ndihma të shumta nga disa vende, si Itali, Greqia etj.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz era istrefi koncert per bamiresi nora istrefi tragjedia e 26 nentorit 2019 era istrefi koncert per bamiresi nora istrefi tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll