Art&Argëtim

“Dhuratë për 2020″/ Tayna blen një superbishë, llaston veten me 108 mijë dollarë makinë luksoze (FOTO)

9 Dhjetor 2019, 15:29 Nga DOSJA
“Dhuratë për 2020″/ Tayna blen një superbishë,

TIRANË- Dorontina Shala, ose siç e njohim të gjithë Tayna është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të ndjekura. Reperja u bë shumë e famshme në një kohë të shkurtër për shkak të hiteve te një pasnjëshme që publikonte, të cilat pëlqehen shumë nga publiku.

Koncertet e saj si brenda dhe jashtë vendit kanë qenë të shumta.

Së fundmi Tayna ka vendosur ti bëjë një dhuratë vetes për festat e Krishtlindjes ose për ditëlindjen, të cilën e ka më 14 dhjetor. Tayna ka blerë një automjet luksoz “BMV X6” dhe këtë e ka ndarë edhe me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Një makinë e tillë mund të kushtojë deri në 108 mijë dollarë.

 “Edhe njo! Dhuratë për veten time! Përpara 2020-ta”, shkruan reperja.

Kujtojmë se reperja ka blerë edhe një automjet tjetër luksoz “Mercedez”, disa muaj më parë.

(M.P, A.M/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz reperja blen makine tayna reperja blen makine tayna

Sondazh

Poll