Art&Argëtim

Po ju e vutë re? Në WhatsApp shfaqet edhe Facebook, ja përse ka ndodhur ndryshimi, së shpejti edhe në Instagram

9 Dhjetor 2019, 14:45 Nga DOSJA
Po ju e vutë re? Në WhatsApp shfaqet edhe Facebook, ja përse ka

SHBA– Përdoruesit e gjigandit të komunikimit “WhatsApp” kanë vënë re një ndryshim në apllkacionin e tyre. Sapo klikohet mbi ikonën e programit del një faqe e bardhë në të cilën shkruhet “WhatsApp nga Facebook” duke konfuzuar përdoruesit e tyre. 

Të gjitha paqartësitë janë sqaruar duke u bërë të ditur përdoruesve se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Instagram. Të dy aplikacionet drejtohen nga Mark Zuckerberg, i cili është edhe krijuesi i Facebook. Kompania ka vendosur që dy gjigandët e rrjeteve sociale të shtojnë “Facebook” në emrat e tyre.

“Ne duam të jemi më të qartë për produktet dhe shërbimet që janë pjesë e Facebook,” tha një zëdhënës i Facebook për “The Information”. Por nuk mbetet pas edhe strategjia e marketingut. Duke marrë parasysh faktin që Facebook po humbet çdo ditë e më shumë popullaritetin ndër të rinjtë, Instagram dhe WhatsApp janë në majat e tyre.

Kjo është parë si strategji shumë e mirë marketingu për të mos ulur edhe më shumë grupmoshën që përdor Facebook.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete whatsapp whatsapp from facebook whatsapp whatsapp from facebook

Sondazh

Poll