Art&Argëtim

I paska marrë borxh 10 mijë lekë të vjetra, Roza Lati i kthen paratë Eraldo Rexhos në mes të emisionit (VIDEO)

9 Dhjetor 2019, 13:19 Nga DOSJA
I paska marrë borxh 10 mijë lekë të vjetra, Roza Lati i

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, gazetari i njohur Eraldo Rexho ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not” të Roza Latit në Ora News.

Gjatë intervistës me Eraldon, Roza ka zbuluar se gazetari e ka ndihmuar në momente të vështira që ajo ka kaluar në jetë dhe se e konsideron mik shumë të mirë që prej kohës kur ai ju gjend pranë.

Vetë moderatorja ka shpjeguar se kohë më parë i ka marrë borxh 1000 lekë Eraldos, dhe ja kthen paratë live në emision para publikut.

“Nuk jemi takuar shpesh, por nga hera e fundit që kemi qenë bashkë unë të mora disa lekë borxh ty. Meqë të kisha të ftuar, se si dihet kur të takoj prap se je i angazhuar, është momenti këtu në “Why Not”, të paktën të të kthej borxhin.”-u shpreh Roza.

Eraldo  Rexho: Na more fytyrën, e sigurt që nuk është një borxh i madh, por do ta zbulojmë se çfarë borxhi është.

Roza Lati: Eraldo ti faleminderit që mu gjende pranë në ato momente e duhet të të laja borxhin.

Eraldo Rexho: Rëndësi ka që i mban mend borxhet. Sikur të gjithë të ishin kaq të përgjegjshëm do ishte shumë mirë!

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz borxh 10 mije leke eraldo rexho roza lati borxh 10 mije leke eraldo rexho roza lati

Sondazh

Poll